Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2017/01/ferizaj-528x396.jpg)
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Zyra e Migracionit lejoi të kthehet në Zvicër kosovarin e dënuar shumëfish Ka pasur tetë dënime dhe ishte dëbuar nga Zvicra. Ai ndodhet aktualisht në paraburgim dhe çështja...
-
Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, po trafikonte 30 kg kokainë
-
Bandat shqiptare tashmë dominojnë tregun e drogës në Britaninë e Madhe
-
Arrestohet një shtetas i RMV-së në Zvicër, dyshohet si udhëheqës i një grupi mafioz
-
Njoftim i rëndësishëm për konvertimim e patentës së shoferit në Austri
Jeta në Zvicër
-
Shoferët në disa kantone paguajnë më shumë për shërbimet zyrtare të automjeteve Disa zyra kantonale të automobilave janë gjetur të ngarkojnë tarifa të tepruara administrative për shërbime të...
-
Cyrihu refuzon të lejojë ndihmën e të vdekurve të asistuar në institucionet shëndetësore private
-
Qeveria zvicerane do të përpiqet të rikuperojë shkeljet e papaguara të trafikut të kryera nga turistët e huaj
-
Më pak qytetarë të Mbretërisë së Bashkuar marrin leje pune në Zvicër
-
Ndalimi i Vape-ve në Francë dhe çfarë po bën Zvicra?