Shqipëria
Shqiptarët shpenzojnë për ushqime më shumë se evropianët
Nga ana tjetër, janë të fundit për shpenzimet në argëtim dhe kulturë
Në bazë të një analize nga “Scan Intel”, e cila ka krahasuar strukturën e shpenzimeve familjare në Bashkimin Evropian dhe Shqipëri sipas qëllimit të konsumit referuar kryqëzimit të të dhënave të “Institutit të Statistikave” dhe të “Agjencisë Evropiane të Statistikave”, familjet shqiptare mbajnë rekord në Evropë sa i përket peshës që zënë ushqimet dhe pijet joalkoolike në shpenzimet e tyre, por janë të fundit për shpenzimet në argëtim dhe kulturë.
Referuar shifrave më të fundit të publikuara nga institucionet përkatëse, familjet shqiptare shpenzojnë shumë herë më shumë për ushqime se ato evropiane, transmeton albinfo.ch.
Në Shqipëri, rezulton se ky grup zë 39.6% të peshës gjithsej. Nëse do të shihnim të dhënat për Bashkimin Evropian, grupi “Ushqim dhe pije joalkoolike” zë afërsisht rreth 14% të shpenzimeve gjithsej.
Nga ana tjetër, ajo që bie në sy është diferenca mes shpenzimeve për banesën, ujin dhe energjinë në Shqipëri dhe Evropë. Pesha që zë ky grup në shpenzimet e familjeve shqiptare është 9.7%, ndërkohë mesatarja e Bashkimit Evropian llogaritet në përafërsisht 24%, shkruan living.al.
Si rrjedhojë, familjet evropiane shpenzojnë me shumë për banesën, qiranë apo ujin dhe energjinë elektrike. Nga ana tjetër, duket se shqiptarët shpenzojnë shumë herë më pak se evropianët në argëtim dhe kulturë. Vitet e fundit kjo strukturë e shpenzimeve duket se nuk ka ndryshuar shumë mes grupeve, por ajo që vihet re, sidomos në vendet e Evropës, është rritja që kanë pasur shpenzimet për restorante dhe hotele.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen? Kompanitë e transportit publik në Zvicër dëshirojnë të përmirësojnë sistemin aktual të tarifave, duke i bazuar...
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut