Shqipëria

Shqiptarët sërish postojnë foto nga burgjet e Britanisë

Fotografitë e shqiptarëve në një burg në Britani, sërish kanë përfunduar në faqen “Jeta osh qejf”

Fotografitë e shqiptarëve në një burg në Britani, sërish kanë përfunduar në faqen “Jeta osh qejf”, shkruan e përditshmja britanike “The Sun”.

Fotografitë sipas të përditshmes britanike janë dërguar nga burgu me telefon. Aty shihen shqiptarë duke përgatitur sandviçë dhe gjëra të tjera, dhe duket si një ‘party’, përcjell albinfo.ch.

“Jeta osh qejf” ka identifikuar dy burra, Bled dhe Seitin, si dy burra shqiptarë që vuajnë dënimin e tyre në Angli. “Ata kanë mbledhur miqtë e tyre që po vuajnë dënimet për të festuar ditëlindjet e tyre. Ata janë duke shijuar ditën, madje duket si një ditëlindje jashtë një burgu”, shkruan “The Sun”.

Kjo e përditshme edhe më herët kishte raportuar se si shqiptarët festonin Krishtlindjet në një burg në Angli, dhe fotografitë që ishin përdorur në faqen e internetit. Zyrtarët e burgjeve kanë premtuar se do të hetojnë rastin.