Shqipëria
Shqiptarët, të dytë për numrin e lartë të marrjes së nënshtësisë së BE-së
Në raportin e fundit, Eurostat i renditi shqiptarët si grupimin e dytë më të madh, pas marokenëve, për përfitimin e nënshtetësisë në vendet e Bashkimit Europian në vitin 2019, përcjell albinfo.ch.
Në bazë të statistikave, në total fituan shtetësinë mbi 706 mijë shtetas të huaj gjatë 2019-s, nga të cilët grupi më i madh i fitimit të kësaj të drejte ishin mbi 66 mijë marokenë. Grupi i dytë ishin shqiptarët, me 41 mijë dhe të tretët britanikët, me mbi 29 mijë persona.
Më shumë se 97% e shtetësive të reja për shqiptarët u dhanë nga Greqia dhe Italia, vende të cilat mbajnë një numër të lartë emigrantesh nga Shqipëria. Greqia u dha shtetësinë rreth 14 mijë shqiptarëve më 2019 dhe Italia shpalli qytetarë të saj rreth 26 mijë shqiptarë në të njëjtin vit.
Ndërmjet periudhës 2014 deri në 2019, numri i shtetësive të dhëna nga një shtet anëtar i BE-së ka ndryshuar nga 672 000 në 2018 dhe 844 000 në 2016. Në vitin 2019 u dhanë 706 000 shtetësi nga vendet BE-së. Marokenët përfituan 9 % te të gjitha shtetësive të dhëna, shqiptarët 6% të totalit dhe qytetarët britanikë, 4% të totalit.
Gjatë periudhës 2014 deri në 2019, marokenët dhe shqiptarët ishin dy grupet më të mëdha që morën shtetësinë e një shteti anëtar të BE-së. Nga viti 2014 deri në 2018, qytetarët turq ishin grupi i tretë më i madh, por në vitin 2019 qytetarët britanikë zunë vendin e tretë.
Popullsia në BE është duke u bërë më diverse. Në vitin 2019 në Luksemburg 61 % e fëmijëve lindën nga nëna me shtetësi të huaj në Austri 31 % dhe Qipro 30 %.
Vitet e fundit, emigracioni në vendet e BE është rritur ndjeshëm. Në vitin 2019, numri më i madh i personave që emigruan u regjistrua në Gjermani (886 000 persona, 21% e të gjithë emigrantëve në BE në Spanjë (750 000 ose 18% e totalit) dhe Francë (386 000 ose 9 % e totalit).
Emigrantët në këto tre shtete anëtare përbënin pothuajse gjysmën e të gjithë emigrantëve që hynë në shtetet anëtare të BE-së në vitin 2019. Në vitin 2019, mbi gjysma e emigrantëve kishin nënshtetësinë e një vendi të huaj (brenda ose jashtë BE) në 23 midis 27 Shteteve Anëtare.
Nga ana tjetër, njerëzit po largohen gjithashtu nga Shtetet Anëtare të BE -së ose në një shtet tjetër anëtar të BE -së ose jashtë BE -së. Emigracioni u rrit në periudhën 2010 deri në 2019 në 20 shtete anëtare dhe u ul në shtatë të tjerat.
Në vitin 2019, numri më i madh i personave që emigruan u raportuan në Gjermani (576 000 persona, 21% e të gjithë emigrantëve nga Shtetet Anëtare të BE), Francë (299 000 ose 11%), Spanjë (296 000 ose 11%) dhe Rumani (234 000 ose 9 %).
Në vitin 2019, rreth gjysma e shteteve anëtare raportuan më shumë emigrim kombëtar sesa emigrim jokombëtar, raporton Eurostat./Monitor
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër? Furnizimi i Zvicrës me ushqime është ndër më të sigurtit në botë, por kjo nuk do...
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta
-
Si po përmirësohet karta e udhëtimit me tren ‘Half-Fare Plus’
-
Blerjet online: Rreth 700 dërgesa të paligjshme u sekuestruan për një javë
-
Si mund të kurseni para duke ndryshuar politikën tuaj shëndetësore në Zvicër?