Sport

Shqiptarët pushtojnë Superligën zvicerane

Armando Sadiku, Ezgjan Alioski dhe Benjamin Kololli ishin në formacionin më të mirë të javës në Superligën zvicerane

 

Fundjava ishte e jashtëzakonshme për futbollistët shqiptarë në Zvicër. Ata shënuan gola e bën asistime dhe ishin vendimtarë për skuadrat e tyre, shkruan albinfo.ch.

Tre futbollistë shqiptarë ishin në formacionin e javës në Superligën zvicerane, të zgjedhur nga ‘Blick’, përcjell albinfo.ch.

Lugano mundi Sionin 4:2, ku katër golat për vendësit i shënuan shqiptarët. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Armando Sadiku shënoi golin e fundit në këtë përballje dhe hyri në formacionin më të mirë.

Natyrisht nuk kishte si të mungonte shqiptari nga Maqedonia, Ezgjan Alioski, i cili shënoi tre golat e parë.

Në formacionin e javës hyri edhe mbrojtësi i majtë i Kosovës, Benjamin Kololli, i cili realizoi një super gol.

Në këtë javë asistim bëri Albian Ajeti për St. Gallenin, por skuadra e tij pësoi humbje.