Lifestyle

Shqiptaret pushtojnë “American Music Awards”

Qilimi i kuq tashmë është shtruar dhe po bëhen përgatitjen e fundit për ceremoninë e sivjetme të shpërblimeve “American Music Awards” të cilat ndahen sonte në Los Angeles.

Dhe gjasat janë që duke parakaluar në këtë ngjarje madhore në industrinë botërore të muzikës, ti shohim edhe tre gratë me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha, përcjell albinfo.ch.

Dua dhe Bebe, janë të nominuara në këtë ngjarje me nga një çmim. Dua Lipa ka marrë nominim në kategorinë “Best New Artist”, ndërsa Bebe në kategorinë “Best Country Song” për bashkëpunimin e saj me Florida Georgia Line “Meant To Be”. Kurse, Rita Ora është në mesin e yjeve që do të prezantojnë çmim në ceremoninë e sivjetme.

Kjo ngjarje do të prezantohet nga aktorja Tracee Ellis Ross, vajza e divës Diana Ross, e cila njëkohësisht e ka bërë të ditur lajmin se Mariah Carey do ta shënojë rikthimin e saj në skenën e ceremonisë AMA, me një performancë të jashtëzakonshme.

Artistet që do ta hapin shoun në mbrëmjen e sotme janë, Taylor Swift dhe Cardi B, ndërsa në mesin e yjeve të nominuar për disa prej çmimeve kryesore janë: Drake, Post Malone, Ed Sheeran, Camila Cabello, Bruno Mars, Cardi B dhe të tjerë.