Lajme
Shqiptarët po plaken
Sipas të dhënave që ka nxjerrë Instituti Shqiptarë i Statistikave (Instat), në dy –tri dekadat e ardhshme, pleqtë mbi 65 vjet do ta përbëjnë një të tretën e popullsisë në Shqipëri
Emigracioni, zhvillimi ekonomik dhe planifikimi familjar, kanë ndikuar që shqiptarët të përjetojnë të njëjtin fat të plakjes, sikurse popujt tjerë evropian. Sipas të dhënave që ka nxjerrë Instituti Shqiptar i Statistikave (Instat), në dy –tri dekadat e ardhshme, pleqtë mbi 65 vjet do ta përbëjnë një të tretën e popullsisë në Shqipëri.
Këto të dhëna, konsiderohet më të thukëta, prej që Shqipëria e përfund regjistrimin e popullsisë në vitin 2011. Shkaqet e plakjes së popullsisë së Shqipërisë mbeten të njëjta, emigracioni, ulja e lindshmërisë, aborti dhe rritja e moshës së vdekshmërisë. Në anën tjetër është edhe rritja e kualitetit të jetës, që tregon se pleqtë tani jetojnë më gjatë se më parë.
“Gjatë dy dekadave të fundit vendi ka pasur një transformin të thellë demografik të shoqëruar me një rritje të numrit të personave mbi 65 vjeç dhe rënie të numrit të fëmijëve dhe të të rinjve. Politikë-bërësit duhet të jenë të përgatitur për këtë proces, i cili do të ketë ndikimin e tij në dekadat që vijnë në të gjitha aspektet e jetës ekonomike, sociale dhe politike”, thuhet në raportin e Instat, raporton Albinfo.Ch
Ndryshe, në vitin 1979, në Shqipëri ka pasur rreth 76 mijë persona mbi 65 vjeç, ndërsa në vitin 2011, numri i personave 65 vjeç e lart është rritur më shumë se 4 herë në 318 mijë. Sipas Instat, rritje të mëtejshme të numrit të të moshuarve janë projektuar në 5 dekadat e ardhshme, duke arritur 667 mijë në vitin 2060.
Në regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave të vitit 2011, në Shqipëri janë evituar 2.8 milionë banorë rezident. Prej tyre 50,1 për qind janë femra dhe 49,9 për qind meshkuj. Ndërsa numri i të rinjve të grupmoshës 15-29 vjeç u llogarit në 704 mijë, ose vetëm një të treta e popullit 25,2 për qind.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bern të Zvicrës Reshjet kanë shkaktuar rreth një duzinë aksidente trafiku në rrugët e kantonit, ku fatmirësisht nuk është...
-
Maltina Jashari, garuesja e parë shqiptare në Formula
-
Humor shqiptar në ekranin zviceran, Vedat Bajrami protagonist në “Te Berberi – rritet prap”
-
Mbi 58 mijë votues të regjistruar jashtë Kosovës
-
Normat negative të interesit – çka nëse?
Jeta në Zvicër
-
Avioni zviceran bën ulje emergjente në Austri për shkak të tymit në bord Dhjetë pasagjerë kishin nevojë për trajtim mjekësor pasi një fluturim i linjës ajrore zvicerane u detyrua...
-
Si do të përfitojë Zvicra nga pakti i ri me Bashkimin Evropian?
-
Disa qiramarrës zviceranë mund të presin qira më të ulëta në vitin 2025
-
Rritje e ndjeshme e aksidenteve në ski te të moshuarit
-
Badhütte, kasollja shekullore në Rorschach, shkatërrohet plotësisht nga zjarri