CH-Ballkani

Shqiptarët po e braktisin Luginën e Preshevës

Shqiptarët po largohen jo vetëm nga Presheva, por edhe nga komunat tjera të banuara me shqiptarë. Kjo për arsye se të rinjtë e kësaj ane po largohen në kërkim të perspektivës në vende të tjera

Shumë shqiptarë, sidomos të rinjtë, çdo ditë e më shumë po e braktisin Luginën e Preshevës. Zyrtarët e kësaj ane kërkojnë më shumë nga Kosova dhe Shqipëria për të bërë presion ndaj Brukselit për ta detyruar Serbinë ta ndalojë këtë diskriminim.

Shqiptarët po largohen jo vetëm nga Presheva, por edhe nga komunat tjera të banuara me shqiptarë. Kjo për arsye se të rinjtë e kësaj ane po largohen në kërkim të perspektivës në vende të tjera, përcjell albinfo.ch.

Perspektiven e këtyre të rinjve, kryetari i Komunës në Bujanoc, Shaip Kamberi, e lidh me ndikimin e drejtpërdrejt të institucioneve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë, raporton televizioni publik i Kosovës.

Shqiptarët në Luginë përbëjnë rreth 80% të popullatës së përgjithshme në rajon, por vazhdojnë të jenë më të diskriminuarit, ndërkohë që kjo zonë është më e pazhvilluara në kuadër të shtetit.

https://web.facebook.com/rtklivecom/videos/10155364626488859/