Shqipëria

Shqiptarët para sirianëve me kërkesa për azil në Francë

Numri i azilkërkuesve nga Shqipëria thonë autoritetet franceze ishte dukshëm më i lartë në vitin 2017, me dy herë më shumë aplikime se sa në vitin 2016

Franca është në hall të madh nga kërkesat për azil jo vetëm nga sirianët por duket se problem më të  madh ka nga shqiptarët. Sipas statistikave zyrtare, në 2017 shqiptarët kryesonin listën e azilkërkuesve në këtë vend të BE-së.

Vtin e kaluar Franca regjistroi një numër rekord prej 100,412 kërkesash për azil, me një rritje prej 17 për qind krahasuar me vitin 2016.

7,630 kërkesa ishin nga shtetasit shqiptarë, 5,987 nga afganët, 4,934 nga Haiti etj. Numri i azilkërkuesve nga Shqipëria thonë autoritetet franceze ishte dukshëm më i lartë në vitin 2017, me dy herë më shumë aplikime se sa në vitin 2016. Vetëm 6.5 për qind e shqiptarëve morën statusin e refugjatëve.