Shqipëria
Shqiptarët paguhen 6 herë më pak se në BE
Një anketë e realizuar nga INSTAT për koston e punës për vitin 2020 tregon se një i punësuar në Shqipëri paguhet mesatarisht 4.5 euro për çdo orë pune. Në Bashkimin Evropian për vitin 2021 shifra ishte 29 euro dhe në vendet e Eurozonës 32 euro.
Më të paguarit janë të punësuarit në banka dhe institucione financiare me 750 lek/ora. Fasoneria, shërbimet e hotelieria janë aktivitetet me rrogat më të ulëta me mesatarisht 260 lek/ora.
Kosto mesatare mujore e punës është rritur me rreth 7 mijë lek, ose 10 për qind në krahasim me vitin 2016-të. Sipas INSTAT, kjo i faturohet rritjes së pagës minimale nga 22 në 26 mijë lek, përcjell Albinfo.ch.
Anketa tregon gjithashtu se kompanitë shqiptare shpenzuan pak si për mbrojtjen e punonjësve nga pandemia, ashtu edhe për trajnimin e tyre. 0.4 për qind e shpenzimeve shkuan për masat mbrojtëse dhe trajnimet, ndërsa pjesa tjetër shkoi për paga e sigurimet shoqërore.
Për krahasim, në të njëjtin vit në Francë e Suedi, 32 për qind e kostos së punës shkoi për trajnime dhe masat mbrojtëse të punonjësve ndaj pandemisë.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë