CH-Ballkani
Shqiptarët nuk janë dembelë, ecin më së shumti në Ballkan
Duket se shqiptarët ecin më së shumti, sidomos në krahasim me vendet e rajonit. Maqedonasit bëjnë 5000-5500 hapa, kurse qytetarët e Kosovës, të Malit të Zi dhe Serbisë nga 4500-5000 hapa në ditë
Shqiptarët janë ndër popujt që ecin më së shumti. Kjo sipas një studimi të kryer nga kërkuesit e Universitetit të Stanfordit. Nga harta e publikuar prej tyre, shqiptarët bëjnë mesatarisht në ditë nga 5500 deri në 6000 hapa.
Duket se shqiptarët ecin më së shumti, sidomos në krahasim me vendet e rajonit. Maqedonasit bëjnë 5000-5500 hapa, kurse qytetarët e Kosovës, të Malit të Zi dhe Serbisë nga 4500-5000 hapa në ditë, shkruan ‘Monitor’.
Ndërkohë, grekët janë në intervalin e 4000-4500 hapave në ditë, përcjell albinfo.ch.
Kërkuesit e Stanfordit përdorën smartphone-t për të gjurmuar nivelin e aktivitetit it në mijëra njerëz në mbarë globin.
Hong Kongu ka qytetarët më aktivë, të cilët bëjnë mesatarisht 6,880 hapa në ditë. Më dembelët në botë janë indonezianët të cilët qëndrojnë të fundit në renditje me një mesatare prej 3513 hapa në ditë.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës