Zhvillim
Shqiptarët nga të gjitha trevat, rritin turizmin në Shqipëri
“Shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, por edhe nga çdo vend tjetër evropian ndikuan për një rritje të numrit të turistëve”, ka thënë ministrja e Turizmit, Milva Ekonomi
Numri i turistëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë gjatë këtij sezoni veror u rrit me 19.7 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shkruan albinfo.ch.
Ministrja e Turizmit, Milva Ekonomi thotë se në krye të listës qëndrojnë shqiptarët që vijnë nga trevat. “Shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, por edhe nga çdo vend tjetër evropian ndikuan për një rritje të numrit të turistëve”, ka thënë ministrja e Turizmit, Milva Ekonomi
Rritja e numrit të turistëve, sipas ministres Ekonomi, ka çuar në shtim të aktiviteteve të hotelierisë dhe restoranteve, që në anën tjetër përbën dhe një mundësi më shumë për punësim.
“Në janar-gusht 2016 janë 2.4 përqind më shumë biznese që nisën aktivitetin, ndërsa vlerësimet në sektorin e punësimit që vijnë nga turizmi apo aktivitete të lidhura me turizmin, tregojnë që numri i të punësuarve në sektor u rrit me 77 mijë persona”, shton ministrja.
Këtë vit Shqipërinë e vizituan disa herë grupe gazetarësh ndërkombëtarë të cilët shkruan artikuj mbi potencialin turistik të vendit. Por nuk mungoi edhe pjesëmarrja në panaire ndërkombëtare, ku operatorët turistikë shkëmbyen eksperiencat me operatorë të huaj.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











