Lajme

Shqiptarët nga Belgjika po votojnë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Bruksel sot ka hapur dyert për të pritur të gjithë votuesit e regjistruar për votim në përfaqësinë tonë diplomatike, transmeton albinfo.ch.

Procesi i votimit ka nisur me kohë, në ora 07:00, dhe do të vazhdojë deri në ora 19:00.

Inkurajohen të gjithë votuesit e regjistruar për votim në Ambasadën e Kosovës  në Bruksel, që ta ushtrojnë këtë të drejtë dhe obligim qytetar.

Sipas udhëzimeve të KQZ-së, secili votues i regjistruar duhet ta ketë me vete edhe një dokument identifikimi të Republikës së Kosovës, letërnjoftimin, pasaportën ose lejen e vozitjes.