Uncategorized
Shqiptarët në St.Gallen: Dy humbje dhe një fitore “me kusht”
Arbër Bullakaj, ndonëse nuk ka fituar, ka mundësi të zgjidhet më vonë pasi që pritet të tërhiqet në një post ekzekutiv njëri nga fituesit
Tre kandidatëve shqiptarë për vendet e këshilltarëve (deputetëve) komunalë në St. Gallen dhe në Wil të kantonit St. Gallen nuk u kanë mjaftuar votat për t`u zgjedhur në postin e përmendur.
Zeqier Sadrija kishte kandiduar për të përfaqësuar Partinë e Gjelbër në parlamentin e qytetit të St. Gallenit, ndërsa Franklin Munishi dhe Arbër Bullakaj, për partinë CVP-PDC gjegjësisht SP-PS kanë kandiduar për të njëjtët poste në qytetin Wil të kanton it St. Gallen.
Ndonëse ka marrë një numër të mirë të votave, Zeqir Sadrija nuk ka arritur të zërë një nga gjashtë ulëset që ka partia e Gjelbër në asamblenë komunale të St. Gallenit. Kandidati i kësaj partie dhe njëherësh i vetmi kandidat shqiptar në këtë qytet, ka marrë 1282 vota. Zeqir Sadrija pranon që nuk ka fituar, mirëpo humbja sipas tij nuk ka diferencë të madhe numrash.
Ai fajin për mosarritjen e numrit të mjaftueshëm për t’u futur në asamblenë komunale, ia lë mungesës së organizimit të mërgatës sonë në këtë qytet.”Duket qe ne nuk kemi punuar sa duhet. Fushata elektorale do të duhej të ishte me e intensifikuar. Organizimi jo aq i mirë dhe mungesa e pjesëmarrjes në votime të komunitetit tonë nuk solli rezultatin e duhur në favor tonin” tha Zeqir Sadrija në një prononcim përmes telefonit për albinfo.ch.
Kandidati shqiptar i CVP-PDC-së për asamblenë e qytetit të Wilit Franklin Munishi nuk ka mundur të zgjidhej në vendin e pretenduar. “Kam marrë 226 vota në qarkun zgjedhor të Bronschofenit. Duke pasur parasysh se ky qark është shumë i vogël dhe banorët e qarkut të Wilit nuk kanë mundur të votojnë për mua, nuk është numër i vogël votash”, thotë Franklini për albinfo.ch. Ai pranon se ndoshta nuk ka punuar sa duhet për të përfituar votuesit. Por, shton Franklini, edhe shprehia e shqiptarëve të këtushëm për të neglizhuar votimet ka pasur pjesën e vet të fajit.
“Shumë nga ata që i kam pyetur, kanë thënë se `i kemi gjuajtur në bërllok fletëvotimet`. Disave u ka penguar pse kam kandiduar për një parti të krishterë por në përgjithësi, ka pasur kandidatë të partive tjera që edhe me 170 vota janë zgjedhur në postin e këshilltarit. Për mua ka qenë një përvojë e mirë dhe e vlefshme, që të shoh veten në këtë sfidë”, përfundon Franklin Munishi.
As Kandidati tjetër, Arbër Bullakaj nga Partia Socialdemokrate po ashtu nuk ka mundur të sigurojë vend në asamblenë e qytetit të Wilit. Mbi 900 votat që ka fituar nuk i kanë mjaftuar për ta fituar këtë vend. Por, thotë Bullakaj për albinfo.ch, ai ka mundësi që megjithatë të zë një vend në këtë asamble. Kjo mund të ndodhë në muajin tetor, kur një nga të zgjedhurit pritet të kalojë në një post ekzekutiv të Wilit dhe me atë rast Bullakaj, si i votuari i radhës do të bëhet këshilltar në asamblenë e qytetit.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra