Kosova
Shqiptarët në SHBA protestojnë kundër një marrëveshje që cenon sovranitetin e Kosovës
Në SHBA, shqiptarët e atjeshëm kanë organizuar protestë për ta kundërshtuar marrëveshjen, siç thonë ata, me kushtëzime.
“Kosova duhet të vendosë vetë për fatet”, është motivi kësaj proteste në New York, përpara selisë së BE-së atje, raporton RTK. “Kosova duhet ta ruajë sovranitetin e integritetin e saj, si një shtet i pavarur”, ishte motoja e kësaj proteste. Gani Shehu, ish-komandant i brigadës “Atlantiku” në luftën e fundit, në Kosovë, tha se derisa kohëve të fundit po vërehet se presioni i ndërkombëtarëve është shtuar mbi Kosovën, dhe teksa shohim se “me formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, që bie ndesh me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, ne kemi vendosur të protestojmë përpara selisë së BE-së në New York.”
“Presioni t’i bëhet Serbisë, e jo Kosovës, ngase Kosova ka bërë kompromise të dhimbshme dhe të vazhdueshme”, deklaroi ish-komandanti i batalionit “Atlantiku”, derisa shtoi se koncesionet e tjera që po i kërkohet Kosovës janë të tepërta.
Mesazhi i këtij tubimi, theksoi ai, është që institucionet e Kosovës të kenë kujdes që të mos nënshkruajnë asnjë dokument që bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe me ligjet e saj.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?