Lifestyle
Shqiptarët në “MTV EMA”
Tre shqiptarë të nominuar sivjet në ceremonisë e ndarjes së shpërblimeve “MTV European Music Awards”. Dhe lirisht mund të themi se Rita Ora, Dua Lipa dhe Ermal Meta dita-ditës po shndërrohen në promovuesit më të mirë të shqiptarëve në Evropë, përmes arritjeve të tyre muzikore.
Me publikimin e nominimeve të sivjetme për çmimet “MTV EMA”, mësohet se Rita Ora dhe Dua Lipa garojnë me njëra-tjetrën në kategorinë “Pamja më e mirë”, ndërsa shqiptari, i cili po korr suksese të mëdha me muzikën e tij në Itali, Ermal Meta, ka arritur të nominohet në kategorinë “Artisti më i mirë italian”, përcjell albinfo.ch.
Dua i ka dy nominime sivjet, pasi ajo garon edhe për më të mirën në kategorinë “Artisti apo artistja më e mirë në Britani dhe Irlandë” krahas yjeve, Ed Sheeran, Stormzy, Louis Tomlinson dhe grupit “Little Mix”.
Tashmë dihet se Rita do ta ketë barrën më të madhe të kësaj ngjarjeje, që është argëtimi i publikut përgjatë gjithë ceremonisë.
Ajo është prezantuesja e sivjetme e kësaj ngjarjeje të rëndësishme muzikore në Evropë, e cila do të mbahet në Londër më 12 nëntor.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










