Integrimi
Shqiptarët ndihmojnë veten vetëm duke vepruar brenda sistemit
Setmer Selmani, këshilltar komunal: “Duke marrë pjesë në organizime zvicerane, kemi treguar se mund të integrohemi në jetën e këtushme”
I intervistuari ynë i radhës, Setmer Selmani është 45 vjeçar dhe vjen nga Ferizaj. Ka mbaruar shkollën e mesme dhe dy vite studime në Fakultetin Ekonomik, të cilat i ka ndërprerë me ardhjen e tij në Zvicër në vitin 1988. Punon vozitës profesional, në transportin publik, në Lozanë. Në zgjedhjet lokale të marsit, është zgjedhur në mandatin e dytë si këshilltar në Asamblenë Komunale të qytetit Crissier të kantonit Vaud. Setmeri është mjaft aktiv edhe në jetën shoqërore, kulturore e sportive të vendit ku jeton.
Albinfo.ch: Sa kohë keni që keni filluar angazhimin politik në Zvicër ?
S. Selmani: Nga viti 2005 duke u angazhuar në Partinë “Bashkimi i Opinioneve të Lira Crissier (ROLC). Është një parti e qendrës.
Albinfo.ch: Përse keni zgjedhur pikërisht këtë parti?
S. Selmani: Në ROLCi jam angazhuar në radhë të parë sepse kishim një miqësi familjare me themeluesin e kësaj partie, Pierre Grasset. Gjatë bisedave lidhur me situatën politike në Zvicër e në Kosovë ai më sugjeronte se bashkatdhetarët tanë mund t`i ndihmoj më tepër duke qenë i kyçur direkt në organet vendimmarrëse të komunës. Kështu, ai më propozoi dhe unë pranova të inkuadrohem në këtë parti. U angazhova në këtë parti po ashtu edhe nga shkaku se prej 35 vitesh pushtetin komunal e udhëhiqte një parti me orientim konservativ. Në zgjedhjet e vitit 2006 arritëm që me votat e shqiptarëve dhe të të huajve tjerë ta ndryshojmë udhëheqjen komunale, me ç`rast erdhën në pushtet partia e qendrës dhe të majtët-socialistët.
Albinfo.ch: A ka qenë ky kandidimi juaj i parë për këshilltar komunal?
S. Selmani: Kjo ka qenë hera e dytë që kam kandiduar. Herën e parë, në zgjedhjet e vitit 2006 isha kandidat por nuk arrita ta fitoja numrin e mjaftueshëm të votave dhe isha në listën e pritjes. Në bazë të kësaj, pas 3 viteve hyra në kuvendin komunal.
Albinfo.ch: Jeni zgjedhur në Parlamentin e komunës suaj. Cilat vota kanë qenë më shumë përcaktuese për tu zgjedhur: të zviceranëve, të shqiptarëve apo të të huajave tjerë.
S. Selmani: Përcaktuese në zgjedhjen time si këshilltar komunal kanë qenë votat e të gjithëve, të shqiptarëve, të zviceranëve dhe votat e të huajve tjerë.
Albinfo.ch: A mendoni se shqiptarët janë mjaft aktivë në organizimet politike në vendin ku jetoni? A marrin pjesë sa duhet në zgjedhje?
S. Selmani: Në komunën ku jetoj mendoj se në organizimet politike janë aktivë por mund të ishin edhe më shumë. Më tepër janë aktivë në organizimet kulturore-sportive, para së gjithash falë shoqatës shqiptaro-zvicerane ”Ardhmëria”, e cila vepron në komunë dhe rrethinë.
Albinfo.ch: A ju jepet mjaft hapësirë të huajve në komunën tuaj?
S. Selmani: Të huajve u jepet hapësirë aq sa janë të organizuar. Mendoj se shqiptarëve iu jepet mjaft hapësirë. Sidomos këto 3 vitet e fundit ata janë mjaft të pranishëm në manifestime të ndryshme komunale.
Në kuadër të shoqatës ”Ardhmëria” shqiptarët tashmë një vit organizojnë kurse të gjuhës frënge për nënat dhe fëmijët parashkollorë. Ky kurs mbështetet financiarisht nga komuna dhe nga kantoni Vaud. Po ashtu prej 4 vitesh, me ndërmjetësimin e shoqatës, është hapur një paralele për mësim në gjuhën shqipe. Lokalin e lënë në dispozicion e shfrytëzon LAPSH-i.
Albinfo.ch: Në kantonin Vaud, ku jetoni ju, kanë arritur të zgjidhen 11 shqiptarë si këshilltarë komunalë. Çka mendoni se ka ndikuar që në kantonin tuaj të ketë një numër shumë më të madh se në kantonet tjera, të kandidatëve po edhe të të zgjedhurve shqiptarë?
S. Selmani: Duhet theksuar se në kantonin Vaud shqiptarët janë në masë mjaft të madhe të organizuar nëpër shoqata të ndryshme kulturore-sportive. Kështu, ata, me organizimet e tyre kulturore kanë dhënë një imazh të mirë për shqiptarët. Po ashtu edhe duke marrë pjesë aktive në organizime të ndryshme zvicerane, me prezantimin tonë, ne, shqiptarët kemi treguar se jemi një popull që mundemi të integrohemi lehtë në jetën zvicerane. Ky ka qenë një shkak përcaktues e pastaj edhe fati se kantoni Vaud ka qenë më liberal ndaj të huajve se kantonet nga pjesa gjermanishtfolëse. Po ashtu edhe interesimi më i madh i shqiptarëve në këtë kanton për tu kandiduar dhe për të votuar ka ndikuar në zgjedhjen e 11 kandidatëve. Nëse merret parasysh fakti se në zgjedhje kanë kandiduar 42 kandidatë e kanë fituar 11sish, mendoj se nuk është rezultat për tu nënçmuar.
Albinbfo. ch: Cila ka qenë fusha për të cilën jeni përcaktuar për tu fokusuar në punën në kuadrin e kuvendit të komunës suaj?
S. Selmani: Duke qenë i vetëdijshëm se si këshilltar i vetëm shqiptar nuk do të mundem të ndryshoj politikën komunale ndaj të huajve, do të punoj që së paku të ndryshoj imazhin dhe mendimin e zviceranëve ndaj shqiptarëve.
Do të përcaktohem në radhë të parë në drejtim të integrimit të bashkatdhetarëve të mi në jetën zvicerane si në çështjen e natyralizimit, shkollimit etj. Por, për këtë do të shohim më konkretisht pas mbledhje së parë të kuvendit, e cila do të mbahet më 16 qershor.
Albinfo.ch u lë në dispozicion këshilltarëve shqiptarë të porsazgjedhur në kuvendet e komunave zvicerane, një hapësirë për të shprehur opinionet e tyre lidhur me zgjedhjen e tyre por edhe për tema të tjera.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor