Integrimi
Shqiptarët, më punëtorët në Itali
Shqiptarët mbajnë vendin e parë me gati 300 mijë të punësuar të regjistruar në INPS
Shqiptarët janë komuniteti më punëtorë në Itali. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore në Itali numri i të punësuarve të huaj të regjistruar për efekt të sigurime shoqërore u rrit gjatë 2017-s, shkruan “Il Sole 24”.
Shqiptarët mbajnë vendin e parë me gati 300 mijë të punësuar të regjistruar në INPS, megjithëse ato nuk renditet të parët në numër për sa i përket komuniteteve të huaja që jetojnë në Itali.
Komuniteti shqiptar në Itali sipas vlerësimit të ISTAT ishte 450 mijë në 2017-n. Më shumë se gjysma e komunitetit shqiptarë në Itali është i regjistruar në Institutin Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore (INPS).
Komuniteti rumun renditet si komuniteti i parë i të huajve në Itali, me 1.1 milionë, megjithatë nuk është në gjashtë komunitetet me numër më të lartë të punësuarish të regjistruar.
Më pas renditen marokenët me 262 mijë të punësuar, kinezët me 209 mijë të punësuar, ukrainasit me 166 mijë të punësuar, filipinët më 117 mijë dhe moldavët me 106 mijë të punësuar të regjistruar, raporton ‘Monitor’.
Në total, në Itali janë rreth 2.2 milionë të regjistruar të hua në Institutin Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore. 1.7 milionë janë të punësuar në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, ndërsa pjesa tjetër janë pensionistë ose individë që marrin përkrahje sociale, përcjell albinfo.ch.
Pjesa më e madhe e të punësuarve punojnë në sektorin jo-bujqësore, thuajse 1.1 milionë të huaj të regjistruar, 375 mijë punojnë në sektorin e shërbimit familjar dhe 139 mijë punojnë në sektorin bujqësor.
Në 10 vitet e fundit numri i të punësuarve të huaj është rritur me 26%, nga 1.3 milionë në 2008 në 1.7 milionë në 2017-n.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?