Integrimi
Shqiptarët, me më së shumti aksidente në rrugët e Italisë
Shqiptarët janë ata që përfshihen më shpesh në aksidentet e komunikacionit në rrugët e Italisë
Sipas fondacionit Ania për sigurinë rrugore, ata kanë numrin më të lartë të aksidenteve rrugore në mesin e të huajve, për çdo 100 të siguruar, 13.3%. Kjo e dhënë për italianët është vetëm 7.2%. Për ta e për të huajt në përgjithësi, fondacioni Ania ka krijuar një platformë në shqip dhe në 5 gjuhë të tjera për të mësuar si vozitet në siguri të plotë.
Janë 12 leksione online në po aq qytete të ndryshme italiane.
Dymbëdhjetë etapa përgjatë territorit të Italisë, nga Milano në Palermo, për të njohur Italinë, e mbi të gjitha për të mësuar si t’i jepet makinës në respekt të kodit rrugor. Me një çmim për më të mirët: mundësinë e kalimit nga teoria në praktikë, me kurs falas në pistë.
Fondacioni Ania për sigurinë në rrugë ka paraqitur më 21 janar Drive in Italy, një projekt online falas kushtuar shoferëve emigrantë. Projekti është në gjashtë gjuhë: italisht, shqip, anglisht, në gjuhët rumune, kineze dhe arabe.
“Objektivi i kësaj nisme, shpjegojnë nga Ania, është ofrimi i njohurive mbi rregullat rrugore, promovimi i sjelljeve të përgjegjshme në timon dhe formimi praktik i atyre që ngasin makinën për përballimin në siguri të plotë të rreziqeve që mund të paraqiten në rrugë”.
Nisma është ndërmarrë për shkak të disa të dhënave aspak të kënaqshme mbi aksidentet rrugore të të huajve në Itali, që me pak fjalë tregojnë se imigrantët në përgjithësi, dhe shqiptarët në veçanti, në proporcion bëjnë më shumë aksidente se italianët.
Çdo vit rreth 900 mijë të huaj përfshihen në aksidente rrugore, dhe në vend të parë në këtë aspekt janë shqiptarët me 13,3 aksidente për 100 të siguruar. Në vend të dytë vijnë kinezët me 13,1%, egjiptianët (12,1%), marokenët (11,3%), rumunët (11,1%) dhe tunizianët 9,4%). Ndërsa mesatarja italiane është vetëm 7,2 aksidente për 100 të siguruar.
/shqiptariiitalise/
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim