Shqipëria
Shqiptarët me 2 miliardë euro jashtë bankës
Kjo shumë përbën një të pestën e parasë që qarkullon gjithsej në ekonominë tonë. Në shkurt të 2018 paraja jashtë sistemit bankar ishte 257 miliardë lekë, gati 500 milionë euro më shumë se shkurti i 2014
Paraja jashtë sistemit bankar shqiptar arriti kulmin në fund të vitit 2017 duke regjistruar një shifër rekord prej 265 miliardë lekësh, sipas bankës qendrore, ose rreth 2 miliardë euro.
Kjo shumë përbën një të pestën e parasë që qarkullon gjithsej në ekonominë tonë. Në shkurt të 2018 paraja jashtë sistemit bankar ishte 257 miliardë lekë, gati 500 milionë euro më shumë se shkurti i 2014, shkruajnë mediat shqiptare.
Ekspertët e ekonomisë e lidhin këtë me barrën e lartë fiskale që e detyron biznesin të operojë në një ekonomi informate, përcjell albinfo.ch.
“Kjo tregon që shkalla e ekonomisë informale në Shqipëri, bashkuar edhe me situatën e vështirë ekonomike tashmë janë më të dukshme. Këto janë dy fenomene të lidhura me njëra-tjetrën. Pra bizneset dhe qytetarët preferojnë që transaksionet tregtare t’i bëjnë jashtë sistemit bankar”, thotë Gjergj Buxhuku nga Konfindustria Shqiptare.
Nga ana tjetër, ulja e normave të interesit për depozitat vitet e fundit ka dhënë efeket në rritjen e parasë jashtë sistemit bankar.
Për t’u nënvizuar është fakti se Banka e Shqipërisë ka matur vetëm nivelin e parasë në monedhën vendase që është leku, ndërkohë që për valutën nuk ka statistika zyrtare.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik