Shqipëria
Shqiptarët jetojnë me 4 euro në ditë
Në anketën e buxhetit të familjes për vitin 2016, Instituti i Statistikave (INSTAT) referoi se 90% e familjeve shqiptare shpenzuan mesatarisht 63,609 lekë në muaj. Këto familje, sipas INSTAT, kanë mesatarisht 3.9 anëtarë.
Sipas përllogaritjeve të ‘Monitor’, 90% e familjeve në fashën e poshtme të konsumit përbëhen nga 2,696,772 persona, të cilët përbëjnë 93% të totalit të popullsisë (2,896,532 banorë). Kuota e shpenzimeve ditore për kokë banori në këtë kategori ishte 544 lekë në ditë, ose 4 euro në ditë për banor.
Llogaritë tregojnë se, 10% e familjeve që përbëjnë 7% të popullsisë së vendit me 199,761 persona konsumojnë 15 euro në ditë për frymë ose tre herë më shumë se 93%, përcjell albinfo.ch.
Jetesa më 4 euro në ditë konsiderohet si varfëri relative sipas standardit të Bankës Botërore. Kategoria e personave në këtë kategori konsumi konsiderohen më shumë në varfëri se sa në jetesë normale.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih