CH-Ballkani

Shqiptarët janë popull shumë optimistë

E krahasueshme me Shqipërinë është vetëm Kosova, me 37%. Maqedonia e ka nivelin e optimizmit ekonomik në 33%, Serbia 23%

Shqiptarët njihen si popull shumë optimist. Kjo dëshmohet edhe me anë të statistikave të ndryshme. Kështu ndodhi edhe sipas publikimit të “Gallup International”, ku 39% e shqiptarëve mendojnë se viti 2017 do të jetë një vit i prosperitetit ekonomik.

Ndërkohë, 29% e popullsisë janë pesimistë rreth perspektivës ekonomike të vitit, thonë mediat shqiptare.

I lartë është dhe numri i atyre që janë neutrale, pra që mendojnë se vendi nuk do të jetë as më mirë dhe as më keq, me 30%, përcjell albinfo.ch.

Në krahasim me rajonin, shqiptarët janë shumë më tepër optimistë lidhur me perspektivën ekonomike. Në Bosnjë Hercegovinë, pesha e optimistëve është vetëm 18%, ndërsa pesimizmi mbizotëron me 38%. Në Bullgari, përqindja e atyre që mendojnë se perspektiva ekonomike e vendit për 2017-n do jetë pozitive është 12%.

E krahasueshme me Shqipërinë është vetëm Kosova, me 37%. Maqedonia e ka nivelin e optimizmit ekonomik në 33%, Serbia 23%.

Në Itali, ky tregues është 9%, përkundrejt 57% që janë pesimistë, në Gjermani 13%, në Greqi 6%, në Suedi 10%, në Mbretërinë e Bashkuar 15%.