Feja
Shqiptarët falën Bajramin edhe në Vjenë
Si kudo në botë, edhe myslimanët shqiptarë që jetojnë në Austri sot festojnë ditën e Bajramit
Me qindra shqiptarë që jetojnë në Austri që në orët e hershme të mëngjesit ishin mbledhur në qendrën kryesore të Bashkësisë Islame Shqiptare në Vjenë. E pranishme gjatë faljes së namazit ishte edhe “albinfo.ch”.
Ligjëratën para xhematit e mbajti magjistër Ademsafi Bajrami, imam në xhaminë shqiptare në Vjenë.
Gjatë fjalimit të tij, Bajrami foli për meritat që do t`i kenë ata që kanë agjëruar Ramazanin, por siç tha ai, edhe ata që për arsye të ndryshme nuk e kanë agjëruar Ramazanin, por që kanë bërë vepra të mira, do të shpërblehen nga perëndia “Sot, merita kanë ata që kanë agjëruar Ramazanin, por edhe ata të cilët kanë bërë namaz, ata që gjatë këtij muaji dhe në vazhdimësi tregojnë solidaritet ekonomik”, tha Imami Bajrami.
Në fund të ligjëratës, magjistër Bajrami në mesazhin e tij drejtuar xhematit, u lut për më shumë paqe dhe pajtim mes njëri tjetrit.
“Bajrami është vëllazëria, bashkimi, afrimi. Më të vërtet populli shqiptar është populli më solidar në botë. Nuk ka popull më solidar se shqiptarët, nuk ka popull që flijon më shumë se shqiptarët, por një pikë e kemi të dobët, sepse jemi pak gjaknxehtë, dhe shpesh grindemi mes veti për gjëra që nuk ia vlen barra qeranë. Kjo festë e Bajramit duhet të jetë festë e pajtimit, e faljes, e dashurisë me njëri tjetrin. Duhet të kemi dashuri vëllazërore, dashuri farefisnore. Edhe islami kërkon edhe Allahu kërkon që të jemi më të afruar me njëri tjetrin. Njerëzit që i kanë bojkotuar të afërmit e vet, kot luten, sepse lutjet e tyre nuk pranohen”, ishte mesazhi i tij për ditën e Bajramit.
Ndërkohë, pasi që u përfundua namazi dhe ritet fetare me të dalë jashtë, të gjithë të pranishmit të parën përshëndetje që ia drejtonin njëri tjetrit e kishin: “Për hair Bajrami!”.
Islam Isufi banues në Neunkirchen kishte bërë me dhjetëra kilometra për të qenë i pranishëm në faljen e namazit. “Jam ardh me e kremtue këtë festë së bashku më vëllezërit e mi myslimanë. Pas faljes së Namazit unë do të kthehem sërish në familje ku sipas traditave do të hamë drekën së bashku e pastaj do të dalim për vizita tek ndonjë i afërm i familjes që jetojnë këtu në Austri”, ka thënë ai, raporton “albinfo.ch”.
Edhe për Muhamet Sahitin kjo është një festë e paqës mes njëri tjetrit. “Dëshira ime ka qenë të jem në Kosovë dhe së bashku ta kremtojmë këtë festë, por për shkak të angazhimeve studentore nuk kam pasur mundësi të shkoj.
Megjithatë, jam i lumtur kur shoh edhe këtu në Vjenë një numër kaq të madh të xhematit. Për mua feja islame është fe e paqes e tolerancës”, thotë Muhameti.
Pas 30 ditëve të Muajit të Ramazanit, me agjërim, lutje dhe adhurime, besimtarët myslimanë shqiptarë dhe ata të mbarë botës, prej sot, në tri ditët e ardhshme, festojnë festën më të madhe islame, atë të Fitër – Bajramit.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025 Bazeli verior i Zvicrës do të mbajë një referendum të dielën për milionat e kërkuara për...
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur