Portrete të firmave
Shqiptarët e Zvicrës, me vetura të shtrenjta dhe super të siguruar
Viteve të fundit gjithnjë e më shumë më vijnë shqiptarë dhe shih; krejt shqiptarët kanë sot vetura të shtrenjta dhe janë top të siguruar, thotë Avni Shala, drejtues i garazhit "AS Carrosserie Spritzwerk"
Dhe Avniu e di për çfarë flet – nëpër duart e tij kanë kaluar me qindra vetura luksoze e super të siguruara.
Për më shumë se 20 vjet ai nuk ka bërë gjë tjetër, pos që ka kthyer veturat e aksidentuara nga një hekurishte e trishtë, në një xhevahir shkëlqyes. Ai ka restauruar, ngjyrosur e ka modifikuar vetura të shtrenjta luksoze dhe të vjetra të njohura ndryshe si oldtimer. Deri 80 vetura gjatë një muaj kalojnë përmes dyerve të garazhës së karroserisë “AS Carrosserie Spritzwerk”.
“Jemi partner lokal i sigurimit më të madh zviceran, AXA-Winterthur, që do të thotë se tërë rrjedhën prej sjelljes së veturës tek ne e deri në finalizim, klienti nuk ka asnjë punë. Ne organizojmë në bashkëpunim me sigurimin tërë procesin. Mes tjerash, ne kemi klientë të rregullt garazhe dhe firma të njohura të regjionit”, tregon Avniu, i cili në vitin 1997 ka diplomuar në zanatin e karrosierit.
Shqiptarët, me modelet më të reja të BMW-ve
Puna serioze dhe emri i sipërmarrësit “AS Carroesserie Spritzwerk” nuk ka kaluar pa rënë në veshët e pasionantëve të veturave të shtrenjta luksoze. Në mesin e shumë klientëve të kësaj kategorive, shqiptarët dominojnë me modelet me të reja të BMW-ve.
“Kam kleintë të ndryshëm, por viteve të fundit gjithnjë e më shumë më vijnë shqiptarë dhe shih; krejt shqiptarët kanë sot kerret të shtrenjat dhe janë top të siguruar”, thotë Shala me përvojë pune mbi 23-vjeçare.
Megjithatë punën më të madhe nuk ia japin shqiptarët, por garazhe e firma të mëdha zvicerane.
“Punën më të madhe e kam me garazhe të mëdha nga regjioni, siç janë Alpiq, Mazda, City Garage të cilat nuk kanë sektorin e karroserisë dhe kështu i sjellin të gjitha veturat e dëmtuara tek ne”, plotëson Avni Shala me prejardhje nga Rugova e Gjakovës.
Zviceranët nuk të paragjykojnë si i huaj, ata kërkojnë vetëm cilësinë
Shala ka qenë shumë i ri kur në vitin 1990 si fëmijë ka emigruar në Zvicër si pjesë e bashkangjitjes familjare, dhe që nga ajo kohë nuk iu ka ndarë punës për çka dhe është vlerësuar nga të gjithë.
“Baza e besimit luan një rol shumë të rëndësishëm. Unë si i huaj kurrë s’e kam pasë bindjen se më shohin me një sy tjetër. Zviceranëve në biznes nuk ju intereson kush je, nga vjen e si quhesh, nëse punon me korrektësi e seriozitet, ata vlerësojnë punën e saktë e të mirë dhe nuk të anashkalojnë. Gjithashtu edhe si sponzor i klubit shqiptar, FC Besa, tani që tre vjet po krijojë një përvojë të mirë dhe shumë relaksuese”, vlerëson Shala dekadën e dytë të punës si sipërmarrës.
Avniu ka mbaruar të gjitha shkollimet dhe kualifikimet me diplomë të nivelit më të lartë federal dhe në vitin 2009 është pavarësuar me garazhin “AS Carrosserie Spritzwerk”. Ndërkohë shënon 20-vjetorin me një emër të madh e serioz jo vetëm në këtë lëmi, por edhe si sponsor kryesor i klubit të vjetër futbollistik të shqiptarëve të St. Galleni, FC Besa.
Sponzor kryesor i klubit futbollistik FC Besa St. Gallen
Avni Shala me garazhin e tij „AS Carrosserie Spritzwerk“ njihet si mbështetës i madh i futbollit. Ai është sponzor kryesor bashkë me “VT24 Versicherungen” te klubi FC Besa.Dy sponzorët e klubit FC Besa vijnë me urimet më të ngrohta të fundvitit për klientët dhe klubin futbollistik FC Besa St. Gallen.
Ngjyrosja, një nga punët më delikate
Grupi ynë i ngjyrosjes posedon materialet dhe teknikën më moderne të këtij sektori. Në fushën e ngjyrosjes ne nuk njohim kufinj të fantazisë me ngjyra. Ngjyrosja e veturave bëhet gjithnjë konformë ngjyrave dhe materialit të kohës. Për këtë ne punojmë ngushtë me prodhuesin e ngjyrave Originalton. Reperaturat në shkëlqim dhe strukturë bëhen ekzakt sipas formës origjinale të makinës. Po ashtu “AS Carrosserie Spritzwerk2 riparon ose zëvendëson xhamin e automjeteve në çdo makinë apo mjet komercial, pa marrë parasysh se çfarë lloj makine apo prodhuesi është.
“Oldtimer”, për meraklitë
Ne mirëmbajmë veturat e vjetra me dorën e një artisti, ngase tradita për ne është shumë e vleshme. Në historinë e Blasi Carrosseri janë restauruar shumë ‘oldtimer’, të cilët janë kthyer nga një hekurishte e trishtë, në një xhevahir të këndshëm. Restaurimi i ‘oldtimer’ kërkon një përpikëmëri dhe ne e kemi durimin për të.
Zejtari kreative
Ne kultivojmë zejtari të vjetër, sepse tradita është e vlefshme për ne. Restaurimi i makinave të cilësisë së mirë kërkon zejtari të rafinuar dhe një dozë qëndrueshmërie. Vetëm me vëmendje në detaje mund të përfundohet me sukses një restaurim. Këtu kërkohet bashkëpunim i ngushtë midis klientit dhe nesh. Shpesh, zgjidhjet duhet të kërkohen së bashku kur pjesët rezervë nuk janë më në dispozicion. Shumë trupa automjetesh janë pjesë unikate të bëra me dorë, për të cilat nuk kemi plane, por i bëjmë me kreativitet.
Një ekip profesionistësh
Një ekip i motivuar me profesionist të karroserisë është në shërbim të klientëve. Përmes shkollimit të vazhdueshëm ne mbajmë stafin tonë në krye të njohjes së teknikës. Me infrastrukturë moderne ne plotësojmë kërkesat e kohës në mirëmbajtjen e veturave. Njëkohësisht ne ruajmë me kujdes pjesën e restaurimit të veturave të vjetra si pjesë të historisë së veturave ‘oldtimer’.
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?