Lajme
Shqiptarët e Unia-s solidarizohen me grevistët e fabrikës së tubave
“Institucionet e Kosovës duhet ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe t’i plotësojnë kërkesat e drejta të këtyre punëtorëve”
Grupi i aktivistëve shqiptarë që vepron nüë kuadrin e sindikatës zvicerane Unia, mbështet kërkesat e grevistëve të Fabrikës së Tubave në Ferizaj. Këtë solidarizim ata e shprehin përmes një letre që i dërgojnë këshillit grevist në Kosovë.
Siç dihet, greva e filluar më 13.03.2014, e cila organizohet për shkak se Qeveria dhe AKP-ja nuk po e ekzekutojnë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës respektivisht refuzojnë të paguajnë borxhin punonjësve të Fabrikës së Tubave të Ferizajt.
“Pjesëmarrësit e seminarit të radhës për aktivistët sindikalë shqiptarë në kuadër të sindikatës Unia, në të cilën aderojnë mbi 15’000 anëtarë me prejardhje shqiptare, unanimisht u pajtuan të shprehin solidaritetin e plotë sindikalist e shoqëror me punëtorët e Fabrikës së Tubave të Ferizajt, të cilët janë duke protestuar tani e disa ditë para objektit të Qeverisë së Kosovës protestat dhe greva e tyre janë të drejta dhe të bazuara edhe në ligj. Për më shumë vendimi i Gjykatës Kushtetuese e bën tërësisht të ligjshme ketë kërkesë”, thuhet në letrën e solidarizimit.
“Institucionet përgjegjëse të Kosovës duhet pa stërzgjatje dhe në mënyrë të përpiktë ta zbatojnë këtë vendim dhe t’i plotësojnë të gjitha kërkesat e drejta të këtyre punëtorëve”, vazhdon letra.
Në përmbyllje, aktivistët premtojnë që aksioni i solidarizimit të zgjerohet edhe më tutje. “Aktivistët shqiptarë dhe sekretarët e sindikatës Unia në ditët e ardhshme do të kërkojnë që jo vetëm sindikata Unia, por edhe sindikatat tjera, Unioni i Sindikatave të Zvicrës si dhe shoqatat tjera shqiptare, migrante e vendore të shprehin solidaritetin me punëtorët grevist të ish Fabrikës së Gypave në Ferizaj”, thuhet në fund të letrës, të nënshkruar nga Osman Osmani, sekretar për migracion në Sindikatën Unia.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?