Gjuha
Shqiptarët e të dy besimeve, krenarë me “Shën Terezën”
“Ne shqiptarët, të më falni, jemi krenarë me të”, thotë Tahir Shabani, themelues i shoqatës `Yjet e Kosovës`. “Ajo është për ne bijë, motër, nënë dhe gjyshe”. Ndërsa vizitorët tjerë shtojnë: “ajo është njëra nga ne”
Shoqata «Yjet e Kosovës» që vepron në Emmendingen të Gjermanisë ka shënuar më 26 shtator shenjtërimin e Nënë Terezës me një ekspozitë të pasur të arteve pamore. Mediat lokale dhe regjionale gjermane i kanë kushtuar hapësirë të konsiderueshme këtij aktiviteti kulturor. Kështu, gazeta “Badische Zeitung” në artikullin me titullin “Bija, motra, nëna” e përcjell atmosferën nga hapja e ekspozitës, përcjell albinfo.ch.
Ekspozita dhe manifestimi përcjellës janë inkuadruar në kornizat e javës ndërkulturore që mbahej në këtë qytet. “Pasi që Nënë Tereza ishte shqiptare, ishte e pritshme për shoqatën që shenjtërimin e saj ta festonte me një aktivitet”, tha Hartmut Ott drejtor i filialit të bankës Sparkasse për zonën e e Emmendingenit me rastin e hapjes së ekspozitës. Ai këtë fjalë e mbajti para një numri të madh të mysafirëve shqiptarë dhe gjermanë. Ndërsa para kësaj, ata kishin marrë pjesë në një shërbesë fetare në kishën Sankt Bonifatius, ku kanë bërë lutje të krishterët dhe myslimanët së bashku.
Pastaj gazeta bën një biografi të shkurtër të Nënë Terezës, të shpallur të shenjtë më 4 shtator.
“Ne shqiptarët, të më falni, jemi krenarë me të”, thotë Tahir Shabani, themelues i shoqatës `Yjet e Kosovës`. “Ajo është për ne bijë, motër, nënë dhe gjyshe”. Ndërsa vizitorët tjerë shtojnë: “ajo është njëra nga ne”.
Ndërsa Ajvaz Berisha, udhëheqës i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Frankfurt bashkë me imamin Hazbi Sylejmani nga Bashkësia Islame Shqiptare në Shtutgart e vënë në pah rëndësinë dhe ndikimin e Nënë Terezës.
Ftesa e këtyre mysafirëve vinte nga shoqata “Yjet e Kosovës”. “Ata janë një shembull i suksesit të integrimit”, thotë zëvendësi i kryebashkiakut, Joachim Saar. Punën e shoqatës sa i përket integrimit dhe bashkëpunimit në mes të shqiptarëve dhe gjermanëve e lavdëron po ashtu edhe Hartmut Ot.
Në ekspozitë janë vendosur piktura dhe skulptura të cilat ose kanë lidhje të drejtpërdrejtë me motrën e nderit ose janë të frymëzuara nga vepra e Nënë Terezës. Artistët shqiptarë dhe gjermanë nga regjioni janë: Mal Myrtaj, Bukurije Dalladaku, Habib Shashivari, Augustin Pergega, Hannes Lockenvitz dhe Daniel Forster, transmeton albinfo.ch. Ishte planifikuar të vinte edhe Gjelosh Gjokaj, por piktori i njohur shqiptar vdiq të dielën që shkoi.
Mal Myrtaj është nga Kosova dhe jeton nga viti 1999 në Gjermani, aktualisht në Singen. Ai është skulptor dhe ish profesor arti nga Kosova. Këtu, në ekspozitën e hapur në Sparkasse janë vendosur dy skulptura bronzi dhe një relief në gips me temën “Nënë Tereza”. Reliefi në gips është një portret i Nënë Terezës me një aureolë të madhe çfarë e njohim nga tradita e ikonave të kishetrizmit. “Shkronjat G, A, T bëjnë së bashku një kryq dhe janë inicialet e emrave: Gonxhe, Agnes, Tereza”, sqaron Mal Myrtaj. Janë gdhendur edhe fjalët “Shën Tereza”.
Nga Singeni vjen edhe Daniel Forster. Ai është gurgdhendës dhe ka filluar të pikturojë vetëm prej dy vitesh. Kjo gjë nuk mund të thuhej duke i parë pikturat e tij. Njëra prej tyre është një portret pothuaj fotografik i Nënë Terezës, e cila mban një fëmijë në krahë.
Krejtësisht ndryshe duken punimet e Hannes Lockenvitz. Ato tregojnë njerëzit në situata të pashpresa ose njerëz në arrati, të ngujuar nga tela me gjemba dhe të përcjellë nga korbat si paralajmërues të vdekjes. Në një punim tjetër piktori provon të paraqesë ndërgjegjen e vrarë të njerëzve. Prandaj nevojitet edhe drita. Dhe “Nënë Tereza” transmeton dritën për të cilën ne kemi nevojë”, thotë Lockenvitz.
Krahas portreteve të vogla të Nënë Terezës, punime të piktorit Augustin Pergega dhe punimet abstrakte të Habib Shashivarit që të përkujtojnë dritaret e kishave, në këtë ekspozitë janë edhe katër piktura me dimensione të mëdha, të gruas së vetme artiste të prezantuar këtu. “Njerëzit shkrihen me sfondin”, thotë Bukurije Dalladaku, transmeton albinfo.ch gazetën gjermane. Ajo vjen nga Shkupi ndërsa në vitin 1999 kishte filluar studimet e artit në Lahr. Nga viti 2009 ajo është e angazhuar atje si docente. “Unë pikturoj tashmë një jetë të tërë”, thotë ajo.
Pjesa muzikore e aktivitetit është mbuluar nga grupi rinor i Famullisë Katolike St.Bonifatius.
Ekspozita në foajenë e bankës Sparkasse në Emmendingen qëndron e hapur deri më 15 tetor dhe mund të vizitohet gjatë orarit të punës së bankës.
Veç gazetës “Badische Zeitung”, për ekspozitën ka shkruar gjerësisht edhe gazeta javore e qytetit “Emmendinger Tor”, e cila në ballinë të saj ka publikuar artikullin me titullin “Një nënë për të gjitha konfesionet”.
Të tjera nga Gjuha
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje