Integrimi

Shqiptari Leonard Barolli, shkencëtari i suksesshëm në Japoni

Shqiptarët e suksesshëm janë kudo. Jo vetëm në Evropë dhe SHBA, por edhe në vendet aziatike.

I tillë është edhe Leonard Barolli, shkencëtari shqiptar në Japoni. Profesor në Departamentin e Informatikës dhe Inxhinierisë së Komunikimit në institutin e teknologjisë “Fukuoka”, ai gjithashtu është autor i mbi 200 artikujve shkencorë, përcjell albinfo.ch.

Lajmin e transmeton Ministria e Shtetit për Diasporën, që ndihet krenare për suksesin e Barollit në Japoni.

Dr. Barolli ka shërbyer si redaktor i shumë revistave ndërkombëtare. Ai është i angazhuar si Komision i Programit (PC), anëtar i shumë konferencave ndërkombëtare.