Shqiptaro-zviceranët dhe Zgjedhjet Federale 2015
Shqiptarët e “Second@s plus”-it, drejt Parlamentit të Zvicrës
Blerta Berisha, Berat Pulaj dhe Vilson Nuaj janë tre kandidatët shqiptarë që garojnë në zgjedhjet nacionale nga Lucerni nëpërmjet subjektit “Second@sPlus”.
29-vjeçarja me origjinë nga Kosova synon të sjellë solidaritet për kufij. “Njerëzit nuk bën të ilegalizohen. Politika jonë e azilit është e padenjë për njeriun. Kjo duhet të ndryshohet menjëherë, sepse arratisja (ikja nga vendi i prejardhjes) nuk është krim”, thotë politikania shqiptare.
Berat Pulaj
Edhe Berat Pulaj, nëpunës, student i shkencave politike, i cili garon në radhët e listës Second@s, pret mbështetjen e të gjithëve, sidomos të të huajve, ngase Second@s Plus ka në fokus migracionin dhe integrimin. “Duhet të jetë e drejtë e secilit të marrë pjesë në vendimmarrje. Ai që jeton në Zvicër dhe paguan taksat duhet t’i letohet edhe vendimmarrja”, tha Pulaj.
Ndërsa për Vilson Nuaj, pedagog social, nëse zgjidhet deputet nacional, gjuha është çelësi për integrim. “Gjuha është një faktor integrimi. Numër 1 hap perspektiva të reja për një të ardhme të suksesshme. Për një integrim të suksesshëm social dhe profesional emigrantëve duhet t’u ofrohen oferta adekuate për mësimin e gjuhës”, tha Nuaj nga Lucerni.
Lidhur me shanset e kandidatëve shqiptarë dhe objektivat e Second@s Plus flet për albinfo.ch presidenti i kësaj organizate politike në Lucern, njëherësh anëtar i kryesisë së Partisë Socialdemokrate në nivelin kantonal, Avni Binaku.
Gara për të zënë një ulëse në parlamentin nacional është shumë e fortë dhe ka shumë kandidatë nga të gjitha partitë politike në Zvicër.
“Organizata politike «Second@s Plus» garon në zgjedhjet nacionale me listën e vet. Ajo, me neozviceranët pretendon të participojë dhe të jetë aktive edhe në nivelin nacional dhe të mbrojë interesat e të gjithë qytetarëve që jetojnë në Zvicër, por me theks të vacantë të atyre që kanë preardhje të mirgrimit”, tha Avni Binaku.
Shanset për të fituar nuk janë shumë shpresëdhënëse
“Si president, por edhe si koordinator i disa zgjedhjeve të kaluara, si ato komunale, kantonale dhe nacionale mund të kalkulojë se shanset për të fituar nuk janë shumë shpresëdhënëse, pasiqë konkurrenca për t’u zgjedhur deputet nacional është shumë e madhe. Është shumë e rëndësishme, duhet të bëhet një strategji e mirë si nga ana e strukturave udhehëqëse të partive, si dhe nga ana kandidatëve, të cilët pretendojnë për t’u ngjitur në pikën më të lartë politike, siç është Parlamenti nacional”, thotë më tutje Binaku.
Për Binakun është shumë e rendësishme të theksohet se të rinjtë shqiptarë që kandidojnë kanë potencial shumë të madh, vetëm se atyre iu duhet mbështetje të votuesve dhe të atyre që kanë eksperiencë në jetën politike dhe shoqërore në Zvicër.
Kandidatët shqiptarë kanë në fokus të angazhimit të tyre këto politika:
E drejta për të votuar dhe për t’u zgjedhur në nivelin komunal dhe kantonal pa natyralizim, Heqjen e barrierave, uljen e burokracisë së lartë dhe të pagesave të larta për natyralizim, Të drejtat e barabarta për shkollim pa dallim gjinie, race, feje dhe etnie, Të moshuarit dhe migracioni – përkujdesja ndaj të moshuarve me prejardhje emigracioni,Integrimi apo zhvillimi i migrantëve në kontekstin gjuhësor dhe më gjerë, Mbrojtja e vlerave të solidaritetit dhe humanizmit të shtetit helvetik, Ulja e kostos së banimit për disa kategori njerëzish.
10 vjet të “Second@s Plus”
Organizata politike Second@s Plus ka kontribuar qe 10 vjet me sukses kundër politikave diskriminuese në Zvicër. Pjesëmarrja e tyre aktive në iniciativat e ndryshme në nivelin komunal, kantonal dhe nacional ka treguar një sinjal të fuqishëm për mundësinë e ndryshimeve pozitive në jetën e të gjithë qytetarëve pa dallim race, etnie apo fetare.
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve