Lajme

Shqiptarët e mbetur në Kanada, të aplikojnë për zgjatjen e qëndrimit

Njoftim i rëndësishëm për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Kanada.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në Kanada, se të gjithë personat që për arsye të situatës së krijuar nga virusi COVID-19 nuk kanë mundur të largohen nga Kanadaja, mund të aplikojnë online për zgjatjen e statusit të tyre të qëndrimit, para përfundimit të tij, transmeton albinfo.ch.

Ky shërbimi ka vendosur të mos marrë parasysh periudhën e tejkalimit të vizës afatshkurtër, në rast se qytetarët nuk kanë pasur mundësi të lëshojnë Kanadan për shkak të anullimit të fluturimit, ose shkaqe të tjera që i kanë detyruar të qëndrojnë në shtetin kanadez.

Shtetasit shqiptarë që mund të tejkalojnë qëndrimin e lejuar për shkak të situatës së Covid-19 nuk do të penalizohen. Por, qytetarët udhëzohen të aplikojnë sa më parë.

Aplikimi mund të bëhet online në linkun: https://bit.ly/2UawUkE