Kosova
Shqiptarët e Luginës protestojnë kundër diskriminimit nga Beogradi
Mësohet se deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar të premten se protestat e shqiptarëve kundër diskriminimit, shtypjes dhe dhunës do të vazhdojnë. Ai ka thënë se protesta e radhës do të mbahet më 23 shtator, në Preshevë, përcjell albinfo.ch.
“Të marshojmë për barazi dhe drejtësi. Në gusht ishim në Bujanoc, në shtator jemi në Preshevë, për të dëshmuar se jemi një. Zgjidhja e problemeve nuk mund të shtyhet më. Asgjë më pak se ajo që meritojmë, asnjëherë më shumë, por vetëm atë që meritojmë”, ka thënë Kamberi, transmeton portali “Bujanovacke”.
Qindra shqiptarë patën marrë pjesë në protestën e 12 gushtit në Bujanoc.
Kërkesat do të jenë të njëjta: T’i jepet fund pasivizimit të adresave të shqiptarëve, të njihen diplomat e lëshuara nga Kosova, prani më të madhe të shqiptarëve në vende të punës dhe institucione shtetërore, zbatim i marrëveshjeve të nënshkruara, përmbushja e detyrimeve të shtetit ndaj shqiptarëve dhe vëmendje më e madhe e ndërkombëtarëve.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim