Kosova

Shqiptarët e Luginës i reagojnë BE-së: A të krijojmë edhe ne struktura paralele në Serbi?

Zyra për Shqiptarët në Serbi, përmes një reagimi ka kundërshtuar presionin që po i bëhet Kosovës për vendimet e fundit rreth mbylljes së strukturave paralele serbe që kanë vepruar ilegalisht në Kosovë.

“Nëse mbyllja e këtyre strukturave paralele ngre shqetësime, atëherë arrijmë në përfundimin se nuk duhet të jetë problem nëse shqiptarët në Serbi krijojnë struktura paralele dhe nxjerrin pasaporta të Kosovës, apo nëse ne shqiptarët përdorim Lekun e Shqipërisë në Luginë? Apo do ta drejtonit akoma gishtin drejt Qeverisë së Kosovës”, shkruan në reagim Zyra për shqiptarët në Serbi.