Kosova

Shqiptarët e Kosovës, më të lumtur se shqiptarët e Shqipërisë

Kosova renditet në vendin e 34-t, ndërsa Shqipëria në vendin e 83-të në listën e 137 vendeve më të lumtura në botë

Raporti i parë Botëror i Lumturisë nga Rrjeti i Zgjidhjeve për Zhvillim të Qëndrueshëm, është një iniciativë globale e Kombeve të Bashkuara, e cila çdo vit rendit shtetet me njerëzit më të lumtur në botë, shkruan albinfo.ch.

Ky raport mat mbështetjen sociale, të ardhurat, shëndetin, lirinë, bujarinë dhe mungesën e korrupsionit për të përcaktuar lumturinë kombëtare të një vendi.

Finlanda kryeson listën për të gjashtin vit radhazi, e ndjekur nga Danimarka, Islanda, Izraeli, Holanda, Suedia, Norvegjia, Zvicra, Luksemburgu dhe Zelanda e Re.

Sipas raportit, shumica e popullsive në mbarë botën vazhdojnë të jenë jashtëzakonisht elastike, pavarësisht disa krizave të tilla, si pandemia COVID-19, kriza globale e energjisë, inflacioni i lartë dhe lufta në Ukrainë.

Në përgjithësi, thuhet se njerëzit janë më të lumtur duke jetuar në vende ku hendeku i lumturisë është më i vogël.

Kosova renditet në vendin e 34-t, ndërsa Shqipëria në vendin e 83-të në listën e 137 vendeve. /Albinfo.ch