Shqipëria
Shqiptarët e diasporës po blejnë shtëpi në Jug të Shqipërisë
Interesim të madh po tregojnë dhe shqiptarët e diasporës, të cilët jetojnë kryesisht në vendet e Europës Perëndimore, si në Gjermani
Agjencitë e pasurive të paluajtshme tregojnë se të huajt, kryesisht nga vendet nordike, po kërkojnë të blejnë një shtëpi të dytë në bregdet.
Siç shkruan “Monitor” nga Tirana, Saranda është një nga qytetet më të kërkuara. Shqipëria, falë pozicionit gjeografik, por edhe kostove të lira të jetesës, po josh të huajt, shkruan albinfo.ch.
Shqipëria tërheq kryesisht turistë që nuk kërkojnë të shpenzojnë shumë gjatë pushimeve. Sipas agjencive të pasurive të paluajtshme, Saranda fillimisht u zbulua nga pushuesit që vinin të organizuar nga agjencitë e huaja, në bashkëpunim me agjencitë vendëse.
Edhe pse kërkesat për pasuri të paluajtshme prej të huajve janë përqendruar kryesisht në Jug të Shqipërisë, «Monitor» raporton se nuk kanë munguar kërkesat nga turistë të huaj edhe për Durrësin.
Interesim të madh po tregojnë dhe shqiptarët e diasporës, të cilët jetojnë kryesisht në vendet e Europës Perëndimore, si në Gjermani.
Kërkesat kanë qenë në vlera ekonomike, individët kanë shfaqur interes për të investuar në shuma jo të mëdha.
Kohët e fundit është rritur interesi edhe nga polakët, bullgarët dhe ukrainasit, të cilët, pasi e kanë vizituar Shqipërinë si turistë, kërkojnë që të blejnë një apartament në një nga zonat bregdetare të Shqipërisë.
Sipas portalit Numbeo, nga të gjitha vendet bregdetare të rajonit, Shqipëria ka kostot më të ulëta të jetesës. Kroacia dhe Greqia kanë një indeks më të lartë se 50, ndërsa Shqipëria e ka këtë indeks 37.8, duke u renditur 35 nga 40 vendet e Europës.
Indeksi i kostove të jetesës është një tregues relativ i çmimeve të mallrave të konsumit, duke përfshirë ushqimet, restorantet, transportin dhe shërbimet. Indeksi i kostos së jetesës nuk përfshin shpenzimet e akomodimit, si qiranë ose hipotekën.
Nëse një qytet ka një Indeks të Kostos së Jetës prej 120, kjo do të thotë se Numbeo vlerëson se është 20% më e shtrenjtë se Nju-Jorku (me përjashtim të qirasë).
Sipas agjencive kryesore që merren me pasuritë e paluajtshme në bregdet, çmimet për apartamentet, vilat, por edhe trojet nuk kanë ndryshuar. Sigurisht në çmim ndikojnë pozicioni, standardi dhe cilësia e ndërtimit, por nga të dhënat e mbledhura nga agjencitë e pasurive të paluajtshme, në qytetin e Sarandës çmimet fillojnë nga 550-600 € m/² në zonat periferike të qytetit, 700-800 € m/² në qendër të qytetit dhe 800-900-1000-1100 € m/² në bregun e detit.
Në Gjirin e Lalëzit çmimet e apartamenteve variojnë nga 700-950 euro për metër katror, ndërsa çmimet e vilave kanë një çmim mesatar prej 1500 eurosh.
Në Durrës tregu vijon të mbetet në stagnim, ndërsa çmimet duket se kanë prekur dyshemenë. Në Shkëmbin e Kavajës mund të gjesh oferta që fillojnë nga 290 euro për metër katror. Zona e Golemit mbetet disi më elitare, çmimet mesatare të apartamenteve luhaten nga 550 – 650 euro.
Ndërsa ofertat për shitjen e vilave në Golem nuk mungojnë. Sipas të dhënave të mbledhura nga agjencitë e pasurive të paluajtshme, çmimet e vilave në Golem variojnë nga 950 – 1600 euro për metër katror.
Në Qerret, çmimet mesatare të apartamenteve janë nga 550 – 700 euro për metër katror. Në Jug, çmimet janë më të larta. Në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë çmimet për metër katror të apartamenteve fillojnë nga 700 deri në 900 euro.
Në Qarkun e Vlorës oferta më e lirë vijon të mbetet Orikumi, ku mund të gjesh apartamente edhe me 450 euro për metër katror. Pas Llogorasë, çmimet janë më të shtrenjta. Oferta në Himarë për apartamentet varion nga 650 euro për metër katror deri në 1100 euro për apartamentet më pranë detit. Vilat në Himarë kanë një çmim mesatar prej 1500 eurosh.
Dhërmiu mbetet ndër destinacionet më të shtrenjta të Jugut. Çmimet mesatare të apartamenteve luhaten në vlerën e 2000 eurove për metër katror, ndërsa vilat në rreth 2500 euro për metër katror.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik