Lajme

Fluturimi i radhës nga Cyrihu për në Tiranë, më 17 maj

Njoftim nga Ambasada e Shqipërisë në Bernë.

 

Është bërë e ditur se të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët kanë mbetur të bllokuar në Zvicër nga pandemia Covid-19, do të mund të udhëtojnë më 17 maj nga Cyrihu me destinacion Tiranën në fluturimin e radhës nga Air Albania.

Lajmi u bë i ditur nga Ambasada e Shqipërisë në Bernë.

“Fluturimi i radhës nga Aeroporti i yrihut me destinacion Tiranën do të organizohet më datë 17 maj 2020. Fluturimi organizohet për të gjithë qytetarët shqiptarë të cilët kanë mbetur të bllokuar në Zvicër”, shkruan Ambasada e Shqipërisë në Bern në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Ajo udhëzon të gjithë shqiptarët e interesuar që të prenotojnë biletat menjëherë në website-n e Air Albania. Ambasada sqaron gjithashtu se nuk është e nevojshme që të bëhet prenotim për hotel pasi që prej datës 14 maj, aplikohet vetëkarantimi.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar gjithashtu në faqen e saj zyrtare në Facebook kalendarin e riatdhesimeve në datat 14-20 maj, për të gjithë ata që duan të largohen ose të kthehen në Shqipëri. /Albinfo.ch

 

Njoftimi i plotë:

Kompania ajrore AIR ALBANIA, njofton se fluturimi i radhës nga Aeroporti i Zyrihut me destinacion Tiranen, do të organizohet më datë 17 maj 2020.

Fluturimi organizohet per të gjithë qytetarët shqiptarë te cilët kanë mbetur të bllokuar në Zvicër.

Udhëzohen të gjithë shtetasit e interesuar që të prenotojnë biletat direkt ne websitin e Air Albania

https://www.airalbania.com.al/sq/

Nuk është e nevojshme që të bëhet prenotim për hotel pasi që prej dates 14 maj, aplikohet vete-karantinimi.