Zhvillim
‘Shqiptarët duhet të përfaqësohen të paktën me 3 deputetë në Parlamentin e Serbisë’
Kështu deklaroi kryetari i listës 'Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar', Shaip Kamberi
Kreu i listës Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar, Shaip Kamberi, ka kërkuar angazhim më të madh nga shqiptarët në mënyrë që të kenë përfaqësim më të madh në Parlamentin e Serbisë.
Ai tha se shqiptarët duhet të përfaqësohen së palu nga 3 deputetë shqiptarë në parlamentin serb, përcjell Albinfo.ch.
“Ne duhet të kemi një angazhim sot që të ruajmë nivelin e përfaqësimit, minimumi do të ishte tre deputetë. Tjetër që është me rëndësi është vazhdimi i luftës politike për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës të cilat po na mohohen nga gjitha qeveritë me radhë. Nuk besoj se do të ketë një qeveri demokratike, përveç nëse rrethanat gjeopopitike që po krijohet do të ndikojnë në një proces të përshpejtimit të integrimit në BE, Serbia t’i përmbushë standardet e BE-së”, tha ai, transmeton Albinfo.ch.
Derisa votoi për zgjedhjet parlamentare të njejtën gjë nuk e bëri edhe për atp presidenciale. Kamberi dha arsyen pse nuk votoi pë Presidentin e ri serb që do të zgjidhet.
“Asnjë nga kandidatët që janë në garë për presidentë nuk ka pasur asnjë ofertë për pakicat e sidomos jo për shqiptarët”, tha ai.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih