E-Diaspora

Shqiptarët do të marshojnë për djalin e vrarë në Bazel

Organizatori Emi Sallahi ka njoftuar për detajet e këtij marshimi në Bazel

Zvicra u trondit nga vdekja e djaloshit 7-vjeçar në Bazel, i cili ka prejardhje nga Kosova. Një gjë e tillë ka tronditur të gjithë opinionin zviceran.

Për t’u solidarizuar me familjen, shqiptarët në Zvicër do të organizojnë një marsh, njofton albinfo.ch.

Organizatori Emi Sallahi ka njoftuar për detajet. “Marshi do të mbahet nesër nga ora 14:00. Do të nisemi nga Shkolla e djaloshit e deri tek vendi i ngjarjes. Do të ndezim qirinj dhe do të vëmë lule në vendin ku ka ndodhur kjo ngjarje që ka tronditur të gjithë Zvicrën. Tashmë kemi marrë edhe lejen nga Policia. Ne kemi hapur edhe një faqe në ‘Facebook’ dhe të gjithë të interesuarit mund të na bashkëngjiten. Nuk kemi ndonjë organizatë apo shoqatë, por thjesht jam i shokuar me atë se çfarë ka ndodhur”, ka thënë Sallahi ekskluzivisht për albinfo.ch.

E gjithë Zvicra është shokuar nga ky rast. “Ky marsh është shenjë solidariteti me familjen. Vërtetë jemi të shokuar. Kur kemi dëgjuar nuk kemi mundur të besojmë. Edhe pse në fillim nuk dihej kombësia, është gjëja më e tmerrshme çka mund t’i ndodhë një prindi”, ka thënë tutje Emi Sallahi për albinfo.ch.

Emi Sallahi jeton në Zvicër dhe i tronditur nga ngjarja ka ndërmarrë këtë iniciativë.

Deri më tani nuk ka kontaktuar me asnjë shoqatë shqiptare në Zvicër në lidhje me organizimin, derisa shpreson se do të ketë sa më shumë njerëz në këtë marshim simbolik.

NJOFTIMI

Zvicra në vaj: Vijnë detajet e therrjes së vogëlushit nga Kosova

 

Zvicra në vaj: Vijnë detajet e therrjes së vogëlushit nga Kosova

 

Plaka 75 vjeçe vret me thikë vogëlushin 7 vjeçar