Shkurt.ch
Shqiptarët dhe martesat në Zvicër
A janë martesat me detyrim dukuri tipike për shqiptarët, apo paraqesin raste të izoluara. Flasin ekspertët në tryezën e organizuar nga UPSH dhe Albinfo.ch, të mërkuren prej 18:30.
Dukuria njihet si “martesa të dhunshme ose “martesa me detyrim”, ndërsa në një trajtë më të zbutur edhe si “martesa të aranzhuara”.
Cilido që të jetë emërtimi i tyre, a përbëjnë këto martesa një dukuri tipike për komunitetin shqiptar në Zvicër, apo janë vetëm paraqitje margjinale që nuk ka pse të merren seriozisht? Apo, e gjithë kjo varet nga perspektiva prej të cilës i shikojmë gjërat.
Në këto pyetje do të bëjnë përpjekje të japin përgjigje ekspertët në një tryezë të organizuar nga Universiteti Popullor Shqiptar në GJenevë (UPSH) në bashkëpunim me albinfo.ch.
Debati rreth temës Institucioni i martesës te shqiptarët në Zvicër fillon të mërkurën prej orës 18:30-20:00, në UPA, Chemin Surinam 7,1211 Genève.
Për më shumë: Institucioni i martesës tek Shqiptarët në Zvicër
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq Trendi në rënie prej vitesh vazhdon kështu: shitjet totale të birrës ranë me 1.6% në 4.5...
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve