Lajme
Shqiptarët dhe boshnjakët udhëtojnë lirshëm në Evropë
Qytetarët e Shqipërisë dhe të Bosnjës që nga sot do të lëvizin lirshëm në zonën e Shengenit. Muajin e kaluar ministrat e brendshëm të BE-së u pajtuan që të heqin vizat për këto dy shtete, por data e saktë nuk ishte e qartë.
Tanja Fajon, eurodeputetja e cila ndjek çështjet e Shengenit në Ballkan tha se procesi përmbyllet të mërkurën. Ajo tha se do të marrë pjesë në një ceremoni në Sarajevë dhe do të udhëtojë në Parlamentin Evropian të BE-së në Strasburg të Francës së bashku me një grup të qytetarëve boshnjakë, që do të kenë privilegjin të udhëtojnë pa viza.Duke filluar nga 15 dhjetori shtetasit e Shqipërisë dhe të Bosnjës munden të hyjnë pa viza edhe në Zvicër. Këtë vendim e kishte marrë me herët Qeveria Federale e Zvicrës. Edhe Zvicra, si shtet anëtare e Shengenit obligohet të zbatoj vendimin Parlamentit Evropian.
Qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjës do të kenë të drejtë qëndrimi deri në tre muaj në zonën e Shengenit. Me këtë rast ata nuk do të kenë të drejtë pune.
Një të drejtë shumë të kufizuar për punë e kanë tashmë qytetarët e vendeve të përmendura vetëm për personat me kualifikime të larta dhe për profesione për të cilat mbretëron mungesë në tregun e punës në Bashkimin Evropian dhe në vendet e EFTA-s.
Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Unionit Evropian kanë vendosur më 24 nëntor lirimin nga detyrimi i vizës për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë Banorët e Gjenevës deri dhe duke përfshirë moshën 24 vjeç tani do të mund të përdorin...
-
Ligji i ri për blerjet ndërkufitare
-
Nga sot në fuqi: Ndalohet mbulimi i fytyrës në Zvicër
-
Kush është Karin Keller-Sutter, presidentja e re e Zvicrës?
-
Fjalimi i Presidentes Keller-Sutter: Vlerëson modestinë zvicerane