E-Diaspora

Shqiptarët dëbohen edhe nga Republika Dominikane

Një numër i shqiptarëve janë dëbuar edhe nga Republika Dominikane. Ndërkohë, shumica e të dëbuarve në këtë shtet janë nga Haiti

Të martën autoritet dominikane kanë njoftuar se në gusht të vitit 2017, më shumë se 11 mijë të huaj nga Haiti, Shqipëria, Kina dhe Venezuela u riatdhesuan, shkruan ‘haitilibre.com’.

Nga gushti i vitit 2016 deri më gusht 2017, 46.726 të huaj nga 37 kombësi, kryesisht haitianë, nuk ishin lejuar të hynin në territorin e Republikës Dominikane, përcjell albinfo.ch.

Sipas zyrtarëve, të kthyerit erdhën nga Afganistani, Shqipëria, Gjermania, Argjentina, Armenia, Belgjika, Brazili, Bullgaria, Kanadaja, Kina, Kolumbia, Kuba, Curaçao, Ekuadori, Spanja, Shtetet e Bashkuara, Franca, Gana, Greqia, Guajana, Haiti, India, Irani, Italia, Lituania, Meksika, Nepali, Holanda, Panama, Peru, Portugalia, Porto Riko, Rusia, Serbia, Tajvani, Trinidad e Tobago dhe Venezuela.