Integrimi
Shqiptarë dhe zviceranë festojnë “rezultatin miqësor” të ndeshjes Kosovë-Zvicër
Në përballjen e përfaqësueses së Kosovës me atë të Zvicrës, rezultati ishte miqësor, ashtu siç ishte edhe organizimi i Shoqatës Kulturore shqiptare në Fricktal

Mbrëmje shqiptaro-zvicerane në shtetin helvetik, shoqëruar me ushqime tradicionale shqiptare dhe në fund një duartrokitje për rezultatin „miqësor“!
Në përballjen e përfaqësueses së Kosovës me atë të Zvicrës, rezultati përfundimtar ishte miqësor, ashtu siç ishte edhe organizimi i Shoqatës Kulturore shqiptare në Fricktal, thuhet në një postim në Feisbuk të kësaj shoqate.
Ishin të pranishëm dhjetëra shqiptarë, burra, gra e fëmijë në këtë takim miqësor shqiptaro-zviceran, në të cilin, para ndeshjes së përfaqësueseve u shtrua një Appero me ushqime tradicionale shqiptare. Ato u pëlqyen tej mase nga të pranishmit, shqiptarë e zviceranë.
I gjithë organizimi kaloi ashtu siç mund të dëshirohet, me pak fjalë ishte mbrëmje hareje dhe gëzimi.
„Mysafirët“ zviceranë u shprehën të kënaqur me organizimin si dhe me ushqimet tona tradicionale. Në fund, organizatorët morën shumë komplimente dhe urime prej tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Polici aktor, Luani, ju garanton të qeshura, “derisa të vijë policia” Në vitet 1990, ai kishte ikur nga Kosova në Gjermani me prindërit e tij. Në “Luans...
-
Hyjnë për të plaçkitur në një shtëpi: Arrestohen kosovari dhe slloveni
-
Fletëvotimet për diasporën shqiptare shpërndahen nga 15 prilli në Evropë dhe kontinentet e tjera
-
Hap dyert, shkolla shqipe në Grabs të kantonit të St. Gallenit
-
Aksidentohet autobusi me mërgimtarë që udhëtonte nga Kosova në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e grave zvicerane nuk duan fëmijë Shumica e grave në Zvicër nuk duan të kenë fëmijë. Shifrat nga Zyra Federale e Statistikave...
-
Thatësira në Zvicër
-
Hyjnë për të plaçkitur në një shtëpi: Arrestohen kosovari dhe slloveni
-
Gjeneva e shqetësuar për abuzimin e shurupit me kodeinë nga adoleshentët
-
Zvicra krijon task forcë për të trajtuar kriminelët e huaj