Integrimi
“Shqiponjat” ndjekin lartësitë
Motoristët e “Shqiponjave” e kanë bërë zakon që të vizitojnë shtigje të rrëpinjta dhe maje të larta, vende që i japin kuptim edhe emrit të tyre. Pra Shqiponjat duan lartësitë
Bota e motoristëve shpesh di të jetë mjaft fascinuese, e në veçanti për adhuruesit e këtij sporti, apo edhe hobi. Motoçikleta nga më të ndryshme, shpejtësi marramendëse, apo edhe garat e ndryshme bëjnë që adrenalina e tifozëve të motociklizmit të ngrihet deri në maksimum.
Edhe ndër shqiptarët që jetojnë në diasporë, një sport i tillë apo thënë më mirë një hobi i motoçiklizmit ka qenë gjithnjë i pranishëm, por pa ndonjë organizim. Motoçiklistët bredhnin gjithandej si shqiponjat pa fole.
Më 26.05.2003 përfundimisht ishte koha kur motoristët shiptarë bashkohen në një klub të parë dhe të vetmin për kohën në Zvicër, me emrin „Shqiponjat“.
Ndër themeluesit e këtij klubi, ishte edhe Qemajl Sermaxhaj. Siç thotë edhe “Aga Qemi”, siç e quajnë shumica në klub, të flasësh për historikun e klubit “Shqiponjat” nuk duhen shumë fjalë, por të shkruash për përpjekjet dhe dëshirën për themelimin e një klubi të tillë, atëherë nevojitet më shumë kohë.
Më 2003 kurorëzohen përpjekjet disavjeçare
Edhe pse i themeluar qysh më 2003, ai thotë se përpjekjet ishin të kahmotshme për një organizim të tillë, sepse të rinjtë shqiptarë nuk kishin ndonjë organizim sa i përket këtij sporti.
Formimi i klubit “Shqiponja”, pati bërë mjaft bujë në diasporë. Dhe kjo bëri që për një kohë shumë të shkurtër, numri i të anëtarësuarve në klub të rritet në mënyrë rapide, gjë që ishte edhe qëllimi primar i kryesisë së klubit. “Shqiponjat” kanë një organizim të mirëfilltë, me një strukturë të rregullt, kryesi serioze, e ku çdo gjë funksionon në bazë të një statuti të aprovuar nga e gjithë anëtarësia.
Sot, “Shqiponjat” kanë një anëtarësi prej mbi 150 motoristëve, por në rastet e takimeve mes tyre, ky numër shpesh edhe rritet, pasi që i bashkohen edhe persona të tjerë, jo anëtarë.
Ishte mëngjes i 26 qershorit të këtij viti, kur Fadil Fazliu, kryetar i tanishëm, niset nga banesa e tij në Solothurn për në takimin e radhës që mbahej në një vend piktoresk në kantonin e Bernës në Meiringen. Edhe pse ishte një ditë me shi të furishëm, dëshira dhe vullneti për këtë takim, ishte i tillë që i bënte ballë çdo gjëje. Shiun nuk e ndalën as rrobat speciale për raste të tilla, por me tu takuar me pjesën tjetër të grupit, po ashtu të lagur nga shiu, zhdukej automatikisht shqetësimi për ndonje ftohje eventuale.
Gjashtë takime në vit, njërin prej tyre në Kosovë
Takime të tilla për vitin 2015 ishin 6 të planifikuare, përfshirë këtu edhe një në Kosovë, i cili konsiderohet edhe si më i veçantë. Fadili, tregon se ndër organizimet më madhështore të Shqiponjave ka qene definitivisht ai i vitit 2006 në Kosovë, që edhe ishte një ëndërr e kahmotshme e kryesisë, ëndërr kjo e cila tashmë bëhet realitet pothuajse çdo vit gjatë pushimeve të verës.
Një anëtar tjetër i Shqiponjave, është edhe Ardian Mala, i cili është një tifoz mjaft i madh i motociklizmit. Ai arsyen e bashkangjitjes së tij me Shqiponjat, e sheh mjaft të thjeshtë, sepse ishte ndër organizimet e pakta shqiptare në diasporë, ku ka parë njerez që bashkohen në një klub pa pasur pretendime për ndonjë përfitim eventual, por vetëm nga dëshira për një hobi të tillë.
Gjatë takimeve në mes tyre, për anëtarët, padyshim, tema më e pëlqyeshme për diskutime është bota e moticiklizmit, modelet e reja, modifikimet e ndryshme etj. Pas takimeve e diskutimeve, ata pothuajse tashmë e kanë bërë edhe si zakon që të vizitojnë shtigje të rrëpinjta e shpesh mjaft të vështira për ngasje, edhe maje të larta, sepse janë pikërisht ato vende që i japin me të vërtetë kuptim edhe emrit të tyre. Pra Shqiponjat duan lartësitë, se aty e ndiejnë veten të lirë e ku vetëm qiellin njohin si kufi.
“Shqiponjat” bëhen bashkë, pa pretendime përfitimi
Një anëtar tjetër i Shqiponjave, është edhe Ardian Mala, i cili është një tifoz mjaft i madh i motociklizmit. Ai arsyen e bashkangjitjes së tij me Shqiponjat, e sheh mjaft të thjeshtë, sepse ishte ndër organizimet e pakëta shqiptare në diasporë, ku ka parë njerez që bashkohen në një klub pa pasur pretendime për ndonjë përfitim eventual, por vetëm nga dëshira për një hobi të tillë.
E-Diaspora
-
Puna “në të zezë” – Stafi i kuzhinës së hotelit dëbohet në Kosovë Një grua (kosovare) tentoi t'i shmangej kontrollit, por u kap nga doganierët. Ajo dhe kosovari tjetër...
-
Ftesë për debat të hapur me kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve në Gjenevë
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër, iftar me përfaqësues diplomatikë dhe personalitete të diasporës
-
44.224 vota nga mërgata për Lëvizjen Vetëvendosje
-
Për nder të 8 marsit, Ambasada e Kosovës në Paris organizon event për gratë shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Pasagjerët mbetën të bllokuar në tunel për një orë e gjysmë Të shtunën në mbrëmje, udhëtimi nga Valais në Bernë u bë një provë durimi për pasagjerët...
-
Këto janë gjërat që njerëzit nga jashtë vendit i lidhin vërtet me Zvicrën
-
Dita Ndërkombëtare e Gruas: Mijëra njerëz protestuan në Cyrih dhe Bernë
-
Ftesë për debat të hapur me kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve në Gjenevë
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër, iftar me përfaqësues diplomatikë dhe personalitete të diasporës