Lajme

“Shqiponjat” mposhtin ekipin serb

Bad News Eagles ka triumfuar ndaj serbëve iNation në CS GO. BNE mboshti ekipin e Serbisë me rezultat 19-17 në garën “Eastern European Masters Spring 2023”, raporton klankosova, përcjell albinfo.ch.

Ekipi shqiptar i esports luajti në mapën “Inferno”, pasi përballja shkoi në shtesa. Pjesa e parë u mbyll me fitoren e iNation, por në pjesën e dytë “Shqiponjat” u kthyen duke e vazhduar lojën.

Ballafaqimi u fitua nga Bad News Eagles, raporton klankosova, përcjell albinfo.ch.

Në përballjen e ardhshme, Bad News Eagles do të luajë kundër ekipit turk Eternal Fire.