Futboll
Shqiponjat nga Aarau festojnë titullin e kampionit
Sezoni 2018/19 do të jetë një sfidë në vete për FC Eagles Aarau, ku do të garojnë në Ligën e Dytë ndërrajonale, që do të thotë bëjnë gara edhe me ekipe nga kantonet e tjera të Zvicrës
E shtunë, pasdite me një mot shumë të mirë. Fusha e futbollit në Sachen të Aarau, është pothuajse ngjitur me pishinën. Duke qenë se moti ishte i mirë, parkingjet e stërmbushura, jepnin përshtypjen se të gjithë ishin drejtuar në pishinë për freskim.
Por jo, ishte ndeshja futbollistike apo Finalissima në mes FC Eagles Aarau dhe FC Klingnau, që kishte ngjallur kaq interesim, ku për mbarëvajtje përkujdeseshin edhe një njësit policor. Pra, ishte kjo finalja, ku edhe do të shpallej Kampioni për Ligën e Aargau në sezonin 2017/18, shkruan albinfo.ch.
Si të parët në tabelë, me dy pikë epërsi, si dhe me një numër shikuesish mbi 1000 sosh, Shqiponjat nga Aarau, ishin dukshëm më favorit për titullin kampion, ku ne rastin më të keq iu mjaftonte edhe barazimi, por ky nuk ishte opsion.
Me një lojë të shpejtë e dinamike, e sulme të pareshtura, nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i parë në minutën e 14 nga Altin Gashi, që gjallëroi edhe më shumë shikuesit e mbledhur për këtë event sportiv.
Për rezultatin 2:0, gjegjësisht 3:0, u përkujdesën në minutat në vazhdim edhe Albert Marku dhe Meriton Bytyqi, duke fundosur kështu shpresat e FC Klingnau, për ndonjë rezultat pozitiv për ta, përcjell tutje albinfo.ch.
Me të përfunduar ndeshja, atëherë filloi edhe festa e madhe, ku shikues të shumtë vërshuan fushën për të festuar titullin e kampionit së bashku me heronjtë e tyre. E shumë nga lojtarët, kishin edhe familjarët e tyre në tribunë, pa përjashtuar këtu edhe ndonjë zonjë të shtyrë në moshë, e të cilat nuk fshihnin gëzimin e tyre, për suksesin e djemve apo nipërve të tyre.
Sezoni 2018/19 do të jetë një sfidë në vete për FC Eagles Aarau, ku do të garojnë në Ligën e Dytë ndërrajonale, që do të thotë bëjnë gara edhe me ekipe nga kantonet e tjera të Zvicrës. Ndërkohë, ky është suksesi më i madh i Shqiponjave, që nga themelimi. Por sa e vështirë ishte rruga deri këtu?
Trajneri Imer Kryeziu dhe zëvendësi i tij Shpend Ramadani, të cilët ende ishin nën ethet e fitores shprehen mjaft të ngazëllyer me suksesin e radhës së klubit. “Kemi pasur një fillim shumë të mirë në pjesën e parë të sezonit, ndërsa pjesa e dytë ka pasur problemet e veta. Megjithatë nga 26 ndeshjet e zhvilluara, e nga to, 19 fitore, kemi arsye për të besuar se kemi bërë një punë të mirë”, shprehen trajnerët për ecurinë e kampionatit.
Por ata janë të vetëdijshëm, se në garat në kompeticionin e Ligës së Dytë ndër-rajonale, i pret një sfidë e re, por me ca përforcime të duhura, si dhe me kuadrin aktual të lojtarëve, shpresojnë të tregojnë klasin e tyre, duke synuar të paktën mesin e tabelës. Përderisa, rënia nga liga nuk është opsion, sepse Shqiponjat nuk kanë rënë ende nga ndonjë ligë ku kanë luajtur deri më tani.
Për kapitenin Astrit Kryeziu, kurorëzimi me titullin e kampionit dhe ngritjen në një nivel tjetër, është një arritur shumë e madhe për klubin, kurse meritor për gjithë këtë, është padyshim i gjithë ekipi, ku me seriozitetin dhe korrektësinë e treguar bën të mundur një sukses të tillë.
Kryetari i Klubit, Faton Gashi, me rastin e promovimit të FC Eagles Aarau, në një nivel më të lartë, është padyshim i gëzuar, por ai shpreh edhe vështirësitë e mundshme që mund ti kenë si klub, përfshirë këtu organizimet më të mira, financat, etj.
Por duke parë ecurinë e klubit, Fatoni shprehet optimist për të ardhmen, gjë për të cilën janë përgatitur gjatë pjesës së dytë së sezonit, sepse ishin të bindur në triumfin e skuadrës së Shqiponjave nga Aarau.
Pas mbarimit të ndeshjes së parë, një tjetër finale luhej edhe nga ekipi i dytë i FC Eagles Aarau, të cilët garojnë në Ligën e 4, ku në rast të fitores apo barazimit, do t’i gëzoheshin pjesëmarrjes në Ligën e 3 Rajonale, por kësaj radhe nuk ishin aq me fat, ngase humben me rezultat 0:4 nga FC Rupperswil 1 A.
Pos ekipit të dytë, Eagles, kanë edhe ekipin e A juniorëve, ndërsa nga sezoni e ardhshëm startojnë edhe me C Juniorët.
E gjitha kishte filluar kur një grup miq e familjarë takoheshin rregullisht te dielave për të luajtur futboll. Vetëm pas gjysmë viti, në verën e vitit 2012 ky grup, pa ndonjë pretendim të madh, regjistrohet në Federatën e Futbollit për Kantonin Aargau me emrin FC Eagles Aarau, ku garon në ligën më të ulët, pra në Ligën e 5-të Rajonale.
Edhe pse ishte nisur vetëm si aktivitet për kalimin e kohës së lirë, Eagles apo Shqiponjat nga Aarau, filluan të marrin me më shumë seriozitet ‘aktivitetin’ e tyre, gjë që e dëshmon se pas 4 viteve, arrijnë të ngjiten në Ligën e dytë Rajonale, që i bie se për çdo vit kalonin nga një rang.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish Teksa kryeministri Edi Rama mbajti fjalim para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të objektit...
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje