Të tjera
Shqiponja e skuadra zvicerane takohen të dielën në handboll
Pas tri pjesëmarrjeve në Kupën Sfiduese (Challenge Cup), Shqiponja e Gjakovës këtë vit paraqitet në nivel më të lartë, në Kupën e EHF-së (EHF Cup).
Në kuadër të raundit të parë, Shqiponja takohet me skuadrën nga Zvicra, SPONO Eagles.
“Me marrëveshje të dy klubeve të hendbollisteve, dy ndeshjet do të luhen në Gjakovë, në fundjavën që po vjen. Të shtunën (nesër) luhet ndeshja e parë në palestrën “Shani Nushi”, nga ora 19:00. Ndeshja e dytë luhet në arenën e njëjtë, të dielen nga ora 14:00”, thuhet në njoftimin e FHK-së.
SPONO Eagles në gara evropiane merr pjesë qysh prej vitit 1993.
Dy vite më parë kishte shënuar dy fitore të thella ndaj Prishtinës (41:14, 30:16). SPONO në përbërje ka katër lojtare të huaja dhe natyrisht lojtare zvicerane me përvojë.
Shqiponja ka shkruar histori duke fituar për herë të parë titullin e Kosovës në edicionin e kaluar. Dy herë ka kaluar nga një rreth garash në Kupën Sfiduese, por Kupa e EHF-së është nivel tjetër. Gjakovaret kanë premtuar se do të japin maksimumin për paraqitje sa më të denjë.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra