Ekspozita
“Shqiponja” e Ruzhdi Ibrahimit, në garë për SPC Photo Award, në Gjenevë
Në mesin e fotografive të ekspozuara është edhe fotografia e Ruzhdi Ibrahimit me titullin «La majesté de l'aigle royal« (Madhështia e shqiponjës së malit)

Ekspozita fotografike e SPC Photo Award Gjenevë i hap portat më 30 mars 2023, nga ora 17.00. Ejani dhe shijoni vlerat e fotografive artistike të ekspozuara. Takoni autorët e fotografive dhe bisedoni me ta në një ambient të këndshëm!
Eja dhe voto nga 30 mars 2023 deri më 08 prill 2023!
Ju keni mundësinë të vlerësoni fotografitë e ekspozuara!
Për votim kërkohet prania fizike në lokalet e ekspozitës. Aty pranohet një kartelë me nr. të sigurisë dhe secili vizitor i ekspozitës mund të votoj për tri fotografitë e preferuara!
Në mesin e fotografive me format të madh është e ekspozuar edhe fotografia e Ruzhdi Ibrahimit me titullin «La majesté de l’aigle royal« (Madhështia e shqiponjës së malit).
Galeria “Humanit’Art” është një galeri e veçantë, e cila i kushtohet artit dhe ndodhet në mes të Gjenevës (Plainpalais).
Adresa: Galeria “Humanit’Art”
Rue du Diorama 14, 1204 Geneve.
Për informacione të aktualizuara mund të klikoni në faqen:
Concours / exposition de photographie à Genève (swissphotoclub.com)
Për konfirmimin e pjesëmarrjes në këtë faqe:
(6) SPC Photo Awards Geneva March 2023 | Facebook
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit30 Mars 2023
- Ora17:00
- LokacioniGjenevë
- Data e përfundimit8 Prill 2023 - 11:00
E-Diaspora
-
Sopranoja shqiptare, Ana Naqe të shtunën me performancë në Bruksel Sopranoja shqiptare, Ana Naqe, do të performojë të shtunën në Bruksel, në “Théâtre de La Monnaie”....
-
Fehmi Fetahu: Bizneset në Zvicër duhet të përgatiten për pasojat e tarifave të Trump-it
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
-
BBC: Mafia shqiptare dhe trafiku i kokainës në Evropë
Jeta në Zvicër
-
Lloji i ri i Mpox në Zvicër Zvicra ka raportuar rastin e saj të parë të një varianti veçanërisht serioz të Mpox –...
-
Zvicër: Më shumë restorante paguhet për anulime ‘në momentet e fundit’
-
SBB vë në qarkullim 1600 trena shtesë për ngjarje të veçanta
-
Banorët e Vaud-it në shënjestër të faturave tatimore false
-
Trump ndryshon mendje për tarifat, Zvicra po përdor aftësinë e saj për një marrëveshje