Ekspozita

“Shqiponja e detit në ajër”, merr çmimin e dytë të publikut, në Cyrih

Fotografia "Shqiponja e detit në ajër" e fotografit shqiptar nga Bazeli, Ruzhdi Ibrahimit, në konkurimin e "Swissphotoclub" në Cyrih ka fituar çmimin e dytë të publikut

Javën e kaluar patëm njoftuar për ekspozitën e organizuar nga shoqata zvicerane e fotografëve “Swissphotoclub”, në Cyrih. Në ekspozitën e cila në kuadrin e saj kishte edhe konkursin për çmime, kishte marrë pjesë edhe fotografi i njohur shqiptar me qëndrim në Zvicër (Batzel), Ruzhdi Ibrahimi, shkruan albinfo.ch.

Ai kishte hyrë në garë me njërën ndër fotografitë e tij më emblematike, që kishte bërë jehonë të madhe në mediat sociale, “Shqiponja e detit në ajër”.

Tani, që rezultatet e konkursit janë bërë publike, merret vesh se “Shqiponja…” e fotografit shqiptar ka marrë çmimin e dytë të publikut.

Në vazhdim, postimi në fb, përmes të cilit Ruzhdi Ibrahimi njofton për çmimin dhe falënderon votuesit: “Kam kënaqësinë tu njoftoj se fotografia ime “Shqiponja e detit në ajër” falë mbështetjes tuaj dhe votimit të artdashësve të fotografisë në konkurimin e “Swissphotoclub” në Cyrih ka fituar çmimin e dytë të publikut! Ju falënderoj për mbështetjen dhe ju uroj fillim të mbarë të pranverës! Listën e fotografive fituese mund ta gjeni nëse e klikoni linkun në vazhdim!