Shqipëria

“Shqipërisë do t’i dhurohen vaksina anti Covid”

Kur të hidhet në treg vaksina anti COVID-19, BE-ja do t’i dhurojë të tilla edhe Shqipërisë. Po deri atëhere vazhdoni të ruheni dhe mos kini asnjë iluzion se pandemia ka mbaruar, theksojnë BE-ja dhe OBSH-ja.

Komisioni Europian bëri me dije ditët e fundit se ka nënshkruar një kontratë të parë me kompaninë bio-farmaceutike britaniko – suedeze “AstraZeneca” për të blerë 400 milionë vaksina anti COVID-19 për të gjtha vendet anëtare të BE-së-

Në njoftimin për shtyp të KE-së thuhet po ashtu se BE-ja do t’u dhurojë vaksina anti COVID -19 nga AstraZeneca vendeve me të ardhura të ulta dhe të mesme.

Corona Impfstoff wird gestestet. (picture-alliance/SvenSimon/F. Hoermann)
Ndër përfitueset e vaksinave anti-COVID-19 dhuratë nga BE-ja të vaksinës është dhe Shqipëria pasi sipas klasifikimit të Bankës Botërore ajo dhe i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor bën pjesë në vendet me të ardhura të mesme.

Asnjë iluzion se pandemia ka mbaruar

Shqipëria ka vendosur të fillojë vitin e ri shkollor 2020-2021 më 14 shtator dhe të zbatojë një strategji me masa strikte për të shmangur infektimin me COVID-19: protokolle higjeno-sanitare dhe distancim fizik.

Hapja e shkollave dhe mungesa e kufizimeve strikte po krijon në Shqipëri një mjedis iluzor, se rreziku i infekstimit vdekjeprurës ka kaluar dhe jeta normale po rikthehet.