Zhvillim
Shqipëria zhytet në borxh, 425 milionë € brenda një viti
Borxhi i jashtëm i qeverisë shqiptare u rrit me 425 milionë euro ose mbi 18 për qind brenda një viti, duke shënuar një nga rritjet më të mëdha gjatë viteve të fundit
Të dhënat e fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në fund të tremujorit të dytë, borxhi i jashtëm shqiptar arriti në 2 miliardë e 807 milionë euro nga 2 miliardë e 383 milionë që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas Bankës Shqiptare, kjo është rritja më e madhe e borxhit gjatë viteve të fundit.
Rritja i dedikohet kredive që Shqipëria ka marrë nga institucionet ndërkombëtare të financave si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore. Nga këto institucione Qeveria e Shqipërisë ka marrë kredi mbi 600 milionë euro, për të shlyer borxhet e prapambetura që la qeveria e mëparshme.
Aktualisht borxhi i jashtëm përbën rreth 42.6 për qind të totalit të borxhit publik të vendit, ose i shprehur si raport ndaj prodhimit kombëtar, rreth 29.1 për qind, citon TCH.
Vitet e fundit financimi me kredi nga jashtë është parë si një mënyrë e mirë për të siguruar valutë, por edhe për të financuar ekonominë pa prekur burimet e brendshme. Vitin e kaluar vetëm për shkak të dobësimit të lekut, veçanërisht ndaj dollarit, borxhi i vendit u rrit me 9.6 miliardë lekë.
Nga ana tjetër, rritja e vazhdueshme e borxhit të marrë nga jashtë ka rritur edhe pagesat që shkojnë për shërbimin e tij. Vitin e kaluar buxheti pagoi 26 miliardë lekë, ose mbi 200 milionë dollarë për të shlyer borxhin e jashtëm, nga të cilat 17.8 miliardë lekë ishin shlyerje të kredive që janë marrë në vitet e mëparshme, ndërsa 8.2 miliardë lekë ishin interesa.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik