Shqipëria

Shqipëria zgjedhet anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s

Lajm i shkëlqyer nga Parisi është cilësuar ai që Shqipëria u zgjodh anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për periudhën 2023-2027.

Kjo u bë e ditur nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

“Në një botë të ndarë nga kriza të shumta, ne kemi nevojë më shumë se kurrë të investojmë në paqe. Roli i UNESCO-s është më i domosdoshëm se kurrë. Mirënjohje ambasadores Besiana Kadare dhe stafit të MEPJ për punën e shkëlqyer”, shktuan Hasani.