Bota
Shqipëria voton kundër Trumpit për Jerusalemin
Presidenti Trump kishte thënë më herët se kombet që do të votonin kundër Amerikës do t’iu ndërpritej asistenca financiare
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën që i bën thirrje SHBA-së të tërheqë njohjen e Jerusalemit si kryeqytetin e Izraelit.
Rezoluta u miratua me 128 vota pro, 35 abstenime dhe 9 vota kundër. Teksti i saj thotë se çdo vendim që ka të bëjë me statusin e Jerusalemit është i pavlefshëm dhe duhet anuluar, përcjell albinfo.ch.
Mes votave kundër rezolutës ishin padyshim SHBA dhe Izraeli, i cili e cilësoi OKB-në më herët një shtëpi gënjeshtrash, ndërsa mes abstenimeve bie në sy Kanadaja dhe Meksika, të cilat ndërsa kritikuan qëndrimin amerikane, gjithashtu fshikulluan edhe OKB-në se me një rezolutë të tillë të njëanshme nuk bën asgjë për paqen.
Vota e sotme ishte një moment i veçantë për Shqipërinë, që votoi kundër vendimit të presidentit Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe zhvendosjes së ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem.
Presidenti Trump kishte thënë më herët se kombet që do të votonin kundër Amerikës do t’iu ndërpritej asistenca financiare.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?